shk232015
Udhëzues për migrenën, promovohen triptanet e linjës së parë
Pas 15 vjetësh pritjeje, shoqata amerikane e migrenës (AHS) ka dhënë një vlerësim të ri për terapitë që trajtojnë migrenën, vlerësim i cili do të përbëjë bazën e udhëzuesve të ardhshëm. "Të gjitha trajtimet e nivelit A kanë dëshmuar efikasitet në studime klinike rigoroze të zhvilluara deri më sot. Ndërsa trajtimet e nivelit B dhe C përfshijnë barna të përkufizuara si *ndoshta efikase", pohon Michael J. Murmura nga universiteti "Thomas Jefferson" në Filadelfia.
Studimi është fokusuar më shumë mbi efikasitetin se sa mbi sigurinë, prandaj disa barna mund të jenë të nivelit A dhe B për nga efikasiteti, por mund të mos jenë të përshtatshëm si linjë e parë për shkak të efekteve anësore ose të varësisë", komenton Murmura, duke nënvizuar nevojën për të personalizuar trajtimet mbi bazën e kontekstit klinik. "Në përgjithësi triptanet përfaqësojnë agjentët më të mirë farmakologjikë të linjës së parë".
Aktualisht trajtimet e nivelit A (të konsideruara efikase në të paktën dy studime klinike) janë: *triptanet (almo-,ele-, frova-, nara-, riza-, suma- [spray nazal, oral, i injiektueshëm], zolmitriptan),*AIJS (acidi acetilsalicilik [ASA], diklofenaku, ibuprofeni, naprokseni), *opiatet (butorfanoli spray nazal), *analgjezikët (acetaminofeni), derivate të ergot (nga hidroergotamina spray nazal dhe inhalator pulmonar) dhe *kombinimet acetaminofene/ ASA/kafeinë dhe sumatriptan/naproksen.
Në nivel B ndodhen ergotamina dhe të tjera forma të hidroergotaminës, ketoprofeni ev, ketorolaci im, flurbiprofeni, magnezi, përbërësit me izometepten dhe asociimet e kodeinës e tramadolit me acetaminofenin, antiemetikët ((prokloperazina, droperidoli, klorpromazina, metoklopramidi) dhe oktreotidi. Në fund ka pak prova të efikasitetit (trajtime të nivelit C) për butalbitalin dhe kombinimet e tij; fenazonin, tramadolin ev, metadonin ose butorfanolin e injektueshëm, meperidinën, lidokainën endonazale, acetaminofenin ev, ketotolakun spray nazal, klorpromazinën e injektueshme, granisetronin ev dhe kortikosteroidet si dexametasoni.