Terapia antibiotike me Ceftriakson (një cefalosporin e gjeneratës së tretë) nuk jep rezultate te pacientët me iktus akut. Në këtë përfundim ka arritur një studim i udhëhequr nga Universiteti i Mjekësisë në Amsterdam dhe i botuar në revistën "Lancet".
Mes 6 korrikut 2010 dhe 23 marsit 2014, rreth 2.550 pacientë nga 30 qytete holandeze u ndanë në 2 grupe të rastësishme: 1.275 pacientë në trajtimin me Ceftriakson dhe 1.275 pacientë me trajtimin standard (grupi i kontrollit).
Pacientëve me iktus akut iu caktua në mënyrë të rastësishme Ceftriakson në rrugë endovenoze në dozën 2 g. Administrimi kryhej çdo 24 orë nga shfaqja e simptomave. Rezultatet sekondare përfshinin vdekjen, normat e infeksionit, përdorimin e antibiotikëve dhe kohëzgjatjen e qëndrimit në spital. Pjesëmarrësit dhe operatorët shëndetësorë ishin në dijeni të trajtimit, por ata që vlerësuan rezultatin nuk ishin në dijeni të caktimit të grupeve.
Rreth 12 pacientë (7 në grupin me ceftriakson dhe 5 në grupin e kontrollit) u tërhoqën menjëherë pas caktimit të rastësishëm në grupe. Pacientët e disponueshëm për analizën mbetën 2.538 (1268 në grupin ceftriakson dhe 1270 në grupin e kontrollit). 99% e të gjithë pacientëve iu nënshtruan studimit për 3 muaj. Në përfundim të tij u zbulua se përdorimi i ceftriaksonit për parandalimin e iktusit akut nuk ndikoi në rritjen e incidencës së përfitimeve te të rriturit me iktus akut. Rezultatet e studimit, pohojnë autorët, nuk e mbështesin përdorimin e antibiotikëve parandalues te të rriturit me iktus akut./AIFA