Farmaci

mar262015

Me vareniclinë reduktohet toleranca ndaj alkoolit dhe rritet risku i konvulsioneve

tags: NIKOTINA

Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara (FDA) ka përditësuar etiketën e vareniclinës pas një revizionimi të rasteve ku dolën në dritë disa efekte anësore që nuk duhen anashkaluar. Bashkë me bupropion-in, vareniclina është një nga substancat e disponueshme për trajtimin farmakologjik të varësisë nga duhanpirja, një ndër shkaqet kryesore por të parandalueshme të vdekshmërisë në shoqëritë e zhvilluara. Bari lidhet me receptorët nikotinikë të acetilkolinës duke reduktuar simptomat e dëshirës kompulsive për të pirë duhan. Në të njëjtën kohë trajtimi (i cili zgjat përgjithësisht 12 javë) redukton kënaqësinë nga duhani duke përforcuar vendimin e individit për ta lënë. Në studimet klinike krahasuese me placebon, ose me produkte të tjera analoge, vareniclina ka treguar një efikasitet po aq të mirë në ndërprerjen e duhanpirjes (rreth gjysma e pacientëve e ndërpret) dhe në ruajtjen e asistencës përgjatë vitit pasardhës. Deri më tani efekti anësor më shumë i hasur ka qenë ndjesia e përzierjeve. Bashkë me këtë paralajmërim FDA këshillon t'i kushtohet vëmendje një tolerance të reduktuar ndaj alkoolit të shkaktuar nga bari, me pasojë rritjen e riskut të intoksikimit, të humbjes së kujtesës, sjelljes agresive dhe ndryshimit të gjendjes mendore. Gjithashtu janë sinjalizuar raste me konvulsione kryesisht në muajin parë të trajtimit. Nga këtu vjen edhe vendimi për të modifikuar letrën shoqëruese me paralajmërime mbi efektet e padëshiruara neuro-psikiatrike dhe riskun e ndërveprimeve me pije alkoolike. Produktet kundër varësisë së nikotinës dispensohen vetëm nga farmacisti që duhet të dijë të këshillojë mirë edhe mbi efektet anësore të tyre.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC