Një udhëzues i ri i Administratës Amerikane të Barnave, mbi zhvillimin dhe vlerësimin e barnave opiate parandaluese të abuzimit, sanksionon: gjetjen e balancës mes të drejtës së pacientëve që vuajnë nga dhimbjet për të pasur akses në këto barna dhe reduktimit të përdorimit të papërshtatshëm të tyre."Ky udhëzues, -pohojnë autorët, - iu ofron asistencë kompanive që synojnë të prodhojnë barna opiate, shpesh subjekte abuzimi". Konsumi i tyre është gjithnjë e më i përhapur, me shifra që prekin rekorde prej 38.5% për tapentadolin.
Dobia e tyre është e qartë: "opiatet sjellin një përfitim domethënës për pacientët nëse përdoren në mënyrë korrekte. Megjithatë këto lloj barnash shoqërohen me një risk abuzimi dhe madje me efekte vdekjeprurëse", lexohet në komunikatën e agjencisë rregullatore amerikane. Për të luftuar abuzimin FDA inkurajon prodhuesit të zhvillojnë barna parandaluese të abuzimit, që funksionojnë në mënyrë efikase kur merren sipas përshkrimeve mjekësore dhe mund të formulohen në mënyrë të tillë që të shkurajojnë përdorimin e gabuar dhe abuzimin. Për shembull mund të realizojnë formulime që e bëjnë të komplikuar mundësinë e marrjes me hundë të barit apo injektimit për të arritur një efekt më intensiv.
Mund të veprohet nëpërmjet barrierave fizike ose kimike që limitojnë lëshimin e principeve aktive dhe në vijim me manipulimet mekanike, duke modifikuar formulimin e barit e duke e bërë abuzimin të vështirë.
Udhëzuesi ngre hipotezën se shtimi i substancave që reduktojnë efektet psikotrope të opiateve ose e bëjnë më pak të këndshëm përdorimin, inkurajon formulimin e principeve të reja aktive. Në këtë kontekst merr një rëndësi të veçantë edhe etiketimi i barnave që do të bjerë në një nga katër kategoritë e mundshme, të urdhëruara sipas nivelit të provave të cilësisë parandaluese të abuzimit. "Shkenca e zhvillimit të barnave parandaluese të abuzimit është në evoluim të shpejtë - pohon komisionerja e FDA-së, Margaret Hamburg, - dhe Agjencia synon të angazhohet bashkë me prodhuesit për t'i bërë të disponueshme këto barna për pacientët që kanë nevojë".