Farmaci

pri212015

Nuk ka ndërveprime mes kontraceptivëve hormonalë dhe antibiotikëve me spektër të gjerë

Mes grave që përdorin pilulën estro-progestinike është gjithmonë frika se marrja e njëkohshme e barnave të tjera mund të ndikojë në efikasitetin e kontraceptivëve. Për t'i siguruar mbërrin tani një rekomandim i CMDH (Grupi Koordinues për Procedurat e Decentralizuara dhe Njohjen e Barnave për Përdorim Njerëzor në BE) i cili thotë se ndërveprimet e mundshme farmakologjike mes antibiotikëve me spektër të gjerë dhe një ndër kontraceptivët më të përhapur oralë, nuk përbëjnë risk për një shtatzëni të padëshiruar.

Për këtë arsye CMDH këshillon përditësimin e masave paraprake duke hequr indikacionet, sipas të cilës mungesa e efikasitetit të disa kontraceptivëve mund të lidhet me përdorimin e njëkohshëm të tyre me penicilinën dhe tetraciklinën, ose nevojën e grave për të marrë një kontraceptiv mekanik edhe në shtatë ditët pasardhëse pas përfundimit të terapisë antibiotike. Në veçanti, fshirja e indikacioneve i përket formulimeve të Yasmine, Yasminelle, e Yaz dhe produkteve ekuivalente (me kode ATC G03 hormone seksuale dhe modulatorë të sistemit gjenital nga AA01 në AA13 dhe nga AB01 në AB08 e HB01).

Rekomandimi është fryt i një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku konfirmohet mungesa e ndërveprimeve farmakologjike mes sistemeve hormonale me bazë etonogestrel/etinilestradiol dhe amoxicillin-ës apo doxiciclin-ës, si dhe mes fashave kontraceptive dhe tetraciklinës. Përse i intereson farmacistit: ka disa barna që mund të ndërhyjnë me veprimin kontraceptiv të pilulës. Një këshillë kompetente në këtë drejtim është shumë e rëndësishme.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC