Farmaci

qer42015

TAS-102: një bar i vjetër por me rezultate të reja premtuese

Një bar 50-vjeçar, i braktisur sepse ishte tepër toksik ka "rilindur" pas një studimi të publikuar në "New England journal of medicine". Studimi i koordinuar nga instituti "Dana Farber" ka treguar një rritje të mbijetesës te pacientët me tumor kolorektal metastatik rezistent ndaj trajtimeve të vazhdueshme, por i trajtuar me efikasitet nga kombinimi i ri të quajtur TAS-102.
«TAS-102 ka treguar se zgjat mbijetesën e pacientëve dhe vonon përparimin e sëmundjes me më pak efekte anësore", shpjegon Robert Mayer, bashkautor i artikullit dhe onkolog në institutin "Dana Farber". TAS-102 është një kombinim i dy barnave: trifluridina (një analog nukleoksid) dhe tipiracil klorhidrat. I dyti rrit bio-disponueshmërinë e të parit duke reduktuar toksicitetin e tij. Sipas autorit, rezultatet e studimit janë të rëndësishme sepse gjysma e pacientëve sapo ka përfunduar pa sukses trajtimin me kimioterapi të zakonshme, mes të cilëve 5-fluorouracile (5-FU) dhe capecitabinë.
TAS-102 ka një mekanizëm veprimi në rrugë biokimike të ndryshme dhe si rrjedhojë ofron një alternativë për terapitë standarde", pohon Mayer dhe kujton se në Shtetet e Bashkuara neoplazia kolorektale është shkaku i dytë i vdekshmërisë pas kancerit të mushkërive.
Në një studim të tretë që përfshiu qendrat kryesore të kërkimit në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Australi morën pjesë 800 pacientë me karcinomë metastatike të kolonrektusit në progresion, pavarësisht llojit të trajtimit. Pjesëmarrësit u caktuan në mënyrë rastësore që të merrnin TAS-102 ose placebo, me një kohë mesatare përkeqësimi pas terapisë 5.7 muaj për grupin TAS-102 dhe 4 muaj për grupin e placebos. "Rezultatet mund të duken të pakta, por fakti që janë verifikuar te pacientë refraktarë ndaj kurave sugjeron se TAS-102 mund të jetë një alternativë premtuese", pohon onkologu duke nënvizuar se trifluridina është zhvilluar në fund të vitit 1950, në të njëjtën periudhë me 5-FU, por konsiderohej shumë toksike në dozat e nevojshme për të vrarë qelizat tumorale.
Megjithatë, rreth 15 vjet më parë, kompania japoneze "Taiho Pharmaceutical" nisi të testonte trifluridinën në kombinim  me tipiracil klorhidrat, një agjent që i lejon barit të ushtrojë veprimtarinë e tij kundër tumorit pa arritur në nivele të larta toksike. "Hapi i radhës do të jetë përdorimi i TAS-102 me barna të tjera zakonisht të përdorura në kombinim me 5-FU, për të krahasuar më pas rezultatet", përfundon Mayer.

N Engl J Med. 2015; 372(20):1909-19. doi: 10.1056/NEJMoa1414325


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC