Shëndetësi

pri42023

Çfarë ndikon në zhvillimin e kancerit kolorektal? Analizohen ushqimet, barnat, suplementet...

Një metaanalizë ka analizuar së fundmi studime klinike dhe ato vëzhguese mbi ndikimin e faktorëve dietikë, vitaminave, suplementeve dhe barnave në rrezikun nga kanceri kolorektal, një tumor i cili, siç është vërejtur nga autorët, kërkon më shumë se 15 vjet për t'u zhvilluar, duke ofruar kështu një mundësi për zbulimin dhe parandalimin. Sipas kësaj metanalize, acidi folik, magnezi dhe produktet e qumështit ndihmojnë në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për hudhrën, qepën, peshkun, çajin ose kafenë.

Rezultatet e marra tregojnë se aspirina zvogëlon rrezikun nga 14 deri në 29% në një dozë prej 75 mg/ditë me efekt dozë-përgjigje deri në 325 mg/ditë dhe se barnat antiinflamatore jo-steroide shoqërohen me një ulje të incidencës 26 dhe 43%. Marrja e të paktën 255 mg/ditë magnez, krahasuar me marrje më të ulët, shoqërohet me një rrezik 23% më të ulët, ndërsa marrja e lartë e acidit folik, për të cilin nuk është përcaktuar vlera e pragut, shoqërohet me 12-15% rrezik më të ulët. Edhe konsumi i produkteve të qumështit, megjithëse nuk është përcaktuar sasia e nevojshme, shoqërohet me një rrezik më të ulët (13-19%), sesa ai i fibrave (22-43%). Ndërsa konsumi i frutave dhe perimeve ul rrezikun deri në 52% dhe përfitimi rritet për çdo 100 g shtesë në ditë, konsumi i sojës shoqërohet me një ulje modeste (8-15%). Në vend të kësaj, nuk u gjet asnjë provë në lidhje me vitaminën E, C, multivitaminën, beta karotenin dhe selenin.

Provat ishin jokonsistente në rastin e vitaminave A e B dhe të dhënat ishin të dobëta ose të paqarta me produkte të tjera, të tilla si çaji, hudhra, qepa, vitamina D (vetëm ose në kombinim me kalcium), kafeja dhe kafeina, peshku dhe omega 3. Efekti mbrojtës i statinave, që ka dalë nga studimet vëzhguese nuk u konfirmua në metaanalizën e studimeve klinike, ashtu siç u gjet me një marrje të lartë të kalciumit, rast në të cilin, metaanaliza e studimeve klinike sugjeroi madje një shtim të rrezikut.

Nga ana tjetër, duket e sigurt që rreziku rritet, në përqindje të ndryshme, me konsumin e mishit, veçanërisht nëse është i kuq apo i përpunuar dhe alkoolit, duke u shtuar me konsum më të madh dhe i dukshëm edhe me 1-2 pije në ditë. Për autorët, ndonëse deklarojnë se rezultatet duhet të interpretohen me kujdes dhe se nuk ka qenë e mundur të përcaktohet dozimi dhe kohëzgjatja optimale e ekspozimit për ndonjë produkt, rezultatet mund të udhëheqin studimet e ardhshme dhe të ndihmojnë mjekët t'i këshillojnë pacientët për dietën që duhet të ndjekin.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC