Farmaci

kor22015

Një meta-analizë tregon rritjen e riskut të vdekshmërisë nga përdorimi i digosinës te pacientët me Fa dhe Chf

Një meta-analizë revizionimi e sapo publikuar në revistën "European Heart Journal" nga Stefan Hohnloser, kardiolog në repartin e elektrofiziologjisë klinike në universitetin "JW Goethe" (Frankfurt), sinjalizon një lidhje mes administrimit të digosinës dhe rritjes së riskut të vdekshmërisë. "Bari ka hyrë për përdorim klinik më shumë se 200 vjet më parë dhe dy indikimet kryesore të tij janë trajtimi i insufiçencës kardiake (Chf) te pacientët me aktivitet të ulët të ventrikulës së majtë dhe kontrolli i frekuencës te pacientët me fibrilacion atrial (Fa)", shpjegon Hohnloser, duke sinjalizuar praninë në literaturë të përfundimeve që nuk përputhen me njëra-tjetrën sa i takon lidhjes mes digosinës dhe vdekshmërisë te pacientët me (Chf) apo (Fa), ndonëse të dyja indikimet janë aprovuar nga udhëzues të kohëve të fundit. "Po ashtu, digosina ka një 'dritare' të ngushtë terapeutike pjesërisht të lidhur me ndërveprime të rëndësishme farmakologjike dhe mund të shkaktojë dëme nëse nuk administrohet me kujdes duke matur nivelet hematike", shton eksperti.
Revizionimi ka analizuar 19 studime në një total prej 235.000 pacientësh me fibrilacion atrial dhe 91.000 raste me insufiçencë kardiake. "Me përjashtim të një studimi të kontrolluar, të gjitha të tjerat ishin studime observuese", pohon Hohnloser, duke sinjalizuar një rritje komplesive prej 21% të rrezikut të vdekshmërisë lidhur me përdorimin e digosinës. Në veçanti, rritja e riskut ishte me 29% te pjesëmarrësit me (Fa) dhe 14% te ata me (Chf).
"Por, në tre nga studimet që kanë përfshirë pacientë me fibrilacion atrial dhe insufiçencë kardiake u vu re një rritje e vdekshmërisë prej 28% në grupin me (Fa), por asnjë efekt domethënës në grupin me (Chf)", vazhdon kardiologu duke nënvizuar edhe njëherë mospërputhjen e përfundimeve të studimeve me njëra-tjetrën. Autori shkruan se ka nevojë për studime të tjera mbi terapinë me digosinë dhe një vëmendje e veçantë mbi dozat që duhen përdorur. "Deri në marrjen e të dhënave te tjera, digosina duhet të merret nga pacientët me kujdes të madh duke monitoruar nivelet plazmatike, sidomos për kontrollin e frekuencës në fibrilacionin atrial", përfundon Hohnloser.

European Heart Journal First published online: 4 May 2015 doi:10.1093/eurheartj/ehv143


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC