Farmaci

kor242015

Vdes në moshën 17-vjeçare nga një overdozë paracetamoli. Ekspertët: kujdes me dozimin e çdo bari

Insuficencë hepatike akute nga një mbidozë paracetamoli: është ky shkaku i vdekjes së Georgia Littlewood, 17-vjeçares nga Huddersfield (West Yorkshire). Ndonëse ka ndodhur disa muaj më parë, vdekja e adoleshentes është sjellë vetëm tani në vëmendjen e mediave britanike që po i kushtojnë shumë rëndësi rastit.
Vajza kishte marrë tableta me qëllim qetësimin e dhimbjeve të stomakut, por pasi ato iu shtuan 17-vjeçarja u shtrua në një spital lokal me dëmtime të rënda hepatike. Aty ndërroi jetë një ditë më pas. Ekzaminimet treguan se dozat e marra të paracetamolit ishin tre herë më të larta se ajo e këshilluar. Duket se viktima nuk kishte dijeni për rrezikshmërinë e këtij bari kur merret në doza të larta.
Ekspertët e kërkimeve farmakologjike kërkojnë megjithatë të mos demonizohet principi aktiv, sidomos kur "ekzistojnë barna si shumë anti-inflamatorë të tjerë, që janë dukshëm më toksikë nga paracetamoli. Në përgjithësi çdo bar duhet të merret në dozat e indikuara". 
Familjarët e vajzës kanë denoncuar në një komunikatë mungesën e informacionit mbi këtë temë dhe lehtësinë me të cilën mund të merren këto barna. Në Britani paracetamoli mund të blihet vetëm për 19 penny (20 lekë) në supermarkete, ndërsa duhet blerë vetëm nga një farmacist që të shpjegojë risqet. Përpos faktit që overdoza ishte plotësisht aksidentale, familjarët kërkojnë që të mos përsëriten më situata të tilla në të ardhmen.
Pas nënvizimit se çdo OTC-je duhet t'i kushtohet vëmendje, specialistët shprehin shqetësimin se në disa vende barna të caktuara mund të blihen edhe në pikat e shitjes ku nuk është i pranishëm farmacisti. Në Shqipëri kjo nuk ndodh dhe aty ku ka një farmacist mund të merret një këshillë e kualifikuar.
Rëndësinë e njohjes me pasojat e mbidozimit të paracetamolit (Acetaminofen; Tachipirin; Tylenol) e nënvizon edhe një studim i publikuar në "British Journal of Clinical Pharmacology" në vitin 2011. Sipas tij mbidozimi i përsëritur i paracetamolit çon në akumulimin e barit në mëlçi, duke shkaktuar vdekjen qelizore. Pra marrja edhe pak mbi normën, por e përsëritur në harkun  e disa ditëve mund të sjellë gjendje fatale si në rastin e 17-vjeçares. Kur më shumë se 4 gr paracetamol merren në harkun e 24 orëve ndodh një mbidozim.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC