Farmaci

gus212015

Pilula kontraceptive mbron nga kanceri i mitrës dhe ai endometrial

 

Nuk parandalon vetëm shtatzënitë e padëshiruara, por edhe i mbron gratë nga dy forma tumori, madje për disa dhjetëvjeçarë pasi ato e kanë ndërprerë përdorimin. Faktin e pohojnë studiues nga Universiteti i Oksfordit, të cilët në një artikull të publikuar në  revistën "Lancet Oncology", pohojnë se në këto 10 vite marrja e pilulës kontraceptive ka parandaluar 200.000 raste tumoresh në mitër në shtetet me të ardhura të larta. Duke analizuar të dhënat e 36 punimeve pararendëse, kërkuesit kanë vlerësuar se mes viteve 1965 dhe 2014 janë shmangur edhe rreth 400.000 raste të tumorit endometrial.
Në 2008-ën i njëjti ekip studiuesish kishte vërtetuar aftësinë e kontraceptivëve për të përgjysmuar riskun e kancerit ovarian në një hark prej 15 vitesh. Në të dyja rastet, mbrojtja mund të vazhdoj për më shumë se 30 vjet, pra shumë kohë pasi gratë e kanë ndërprerë përdorimin. Kjo do të thotë se 70-vjeçaret që kanë marrë tableta të tilla në rini janë ende nën mbrojtjen e tyre, pohon Valerie Beral, autore kryesore e studimit. "Edhe 50-60 vjeçaret që kanë marrë pilulën kontraceptive kanë më pak mundësi të preken nga kanceri në krahasim me gratë që nuk e kanë marrë. Po ashtu sa më e gjatë të jetë periudha e marrjes, aq më të pakta janë shanset  për t'u sëmurur. Është koha që të nënvizohet fakti se ky medikament nuk shërben vetëm për parandalimin e shtatzënive, por janë edhe më të pakta mundësitë për t'u sëmurur me kancer", përfundon Beral.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC