Farmaci

gus222015

Në rritje përdorimi i papërshtatshëm i bupropionit

tags: Bupropion

Në provincën kanadeze të Ontarios është ngritur një fenomen shqetësues: përshkrimet e bupropionit po përdoren në një normë në rritje dhe për qëllime rekreative. Rasti denoncohet në "Annals of family medicine" nga një studim i cili nënvizon se përqindja e bupropionit e përshkruar në rrethana të papërshtatshme është rritur me rreth 10 herë përgjatë 13 vjetëve. Vetëm në vitin e fundit të ekzaminuar përshkrimet e dyshimta të barit (të indikuar për trajtimin e depresionit dhe si suport në ndërprerjen e duhanpirjes) kanë arritur në rreth 48 mijë tableta. Personat që kanë abuzuar me barin thonë se shkakton një efekt të ngjashëm me atë të kokainës. Ja përse mjekët dhe farmacistët duhet të jenë të vetëdijshëm  për abuzimin me bupropionin, në veçanti te pacientët me risk për çrregullime nga përdorimi i këtyre substancave", nënvizojnë autorët e drejtuar nga Leah S. Steele, studiuese në Universitetin e Torontos (Kanada).
Studimi përfshiu të dhënat e banorëve të Ontarios nën 65 vjeç që morën përshkrime nga 1 prilli 2000 deri më 31 mars 2013. Kërkuesit vlerësuan se përshkrimet e bupropionit ishin potencialisht të papërshtatshme të konsideruara si furnizime të hershme të ardhura nga përshkrues të ndryshëm dhe farmaci të ndryshme.
Të njëjtat analiza u kryen për citalopramin dhe sertralinën, anti-depresivë që nuk janë të njohura për favorizimin e fenomeneve të abuzimit. Në total, autorët identifikuan 1.780.802 përshkrime të bupropionit, 3.402.462 të citalopramit dhe 1.775.285 të sertralinës. Përgjatë periudhës së studimit u regjistrua një rritje e dukshme e përshkrimeve të papërshtatshme të bupropionit që arriti 3.1%, furnizimet e hershme të cilat ishin dukshëm më të larta krahasuar me  ato tw citalopramit (2,2%) dhe sertralinës (2,9%).
Programi publik nga janë nxjerrë këto të dhëna mbulon më pak se gjysmën e shpenzimeve për të gjitha përshkrimet e barnave ne Ontario. "Si pasojë edhe pse kemi identifikuar një përqindje të madhe të përshkrimeve anormale të bupropionit në provimcë, numri total është edhe më i lartë", nënvizon Steele.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC