Farmaci

gus312015

Nis programi kërkimor mbi përfitimet e rivaroxaban në tromboembolizmin venoz

Nisja e një programi kërkimor ndërkombëtar i cili do të përfshijë rreth 4.000 pacientë onkologjikë ka si objektiv vlerësimin e potencialit të rivaroxaban në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes trombo-embolike te kjo kategori. Dihet se rreziku për tromboembolizëm venoz është 4 deri 7 herë më i lartë te pacientët me sëmundje neoplastike, risk që shtohet me 6.5-fish te pacientët që kryejnë kimioterapi. Programi i quajtur "Callisto" parashikon në total zhvillimin e shtatë studimeve klinike dhe realizimin e dy regjistrave. Një studim i parë klinik lidhur me placebon do t'i dedikohet në mënyrë të veçantë parandalimit të embolisë pulmonare dhe trombozës venoze të thellë te pacientët onkologjikë me rrezik të lartë që i janë nënshtruar kimioterapisë.
Edhe pse vlerësohet se 1/3 e rasteve mund të jenë asimptomatike, studimi parashikon ndjekjen e pacientëve për 6 muaj me përdorimin e teknikave imaging. Tre studime do të vlerësojnë rivaroxabanin në krahasim me një eparinë me peshë të vogël molekulare në trajtimin dhe parandalimin sekondor të embolisë pulmonare dhe trombozës venoze të thellë te të sëmurët onkologjikë. Tre studimet e fundit do t'i dedikohen vlerësimit se si të përmirësohet njohja klinike e trajtimit me rivaroxaban te pacientët neoplastikë që marrin terapi onkologjike standarde dhe në vlerësimin e një strategjie "urë" mes rivaroxabanit dhe eparinës me peshë të vogël molekulare në rastet kur marrja e një terapie orale ndalohet nga efekte që shkaktojnë të përziera dhe të vjella për shkak të kimioterapisë.
Nga projekti "Kalipsus", i promovuar nga Bayer HealthCare bashkë me  Janssen Pharmaceuticals Inc (dy kompanitë partnere në zhvillimin e barit), duhet të vijnë indikime mbi disa nevoja mjekësore që nuk kanë gjetur ende zgjidhje të përshtatshme. "Pavarësisht se formimi i trombeve përfaqëson shkakun kryesor të vdekjes së pacientëve onkologjikë, sot janë të pakta provat dhe indikimet në përdorimin rutinë të barnave antikoagulante për trajtimin afatgjatë dhe parandalimin e embolisë pulmonare dhe trombozës të thellë te pacientët e prekur nga tumori", nënvizon një nga studiuesit kryesorë, Guy Meyer nga "European Hospital Georges Pompidou" në Paris. "Jam optimist kryesisht për faktin se rezultatet e Programit Kalipsus do të ofrojnë informacione të rëndësishme klinike për të kontribuuar dhe reduktuar riskun e embolisë pulmonare dhe trombozës venoze të thellë", përfundon Meyer.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC