Farmaci

dhj212015

Tromboza e thellë venoze, konfirmohen përfitimet nga trajtimi me rivaroxaban

Për herë të parë një studim vëzhgimor jo-ndërhyrës, "Xalia",  pohon përfitimet e një antikoagulanti të ri oral si rivaroxaban, në trajtimin e pacientëve me trombozë të thellë venoze (TVP) në praktikën e zakonshme klinike. Rezultatet e prezantuara në Orlando (SHBA) gjatë kongresit vjetor të Shoqatës Amerikane të Hematologjisë (ASH) kanë vënë në dukje përqindjet e ulëta të hemorragjisë madhore dhe të përsëritjes së tromboembolizmit venoz (TEV) nga trajtimi me rivaroxaban, në krahasim me terapitë e tjera standarde.
Janë studiuar 5.142 pacientë me trombozë të thellë venoze nga 19 vende, te të cilët ka pasur 0.8% episode me hemorragji madhore në grupin e trajtuar rivaroxaban kundrejt 2,1% në grupin me terapi standarde. Sa i takon përsëritjeve të tromboembolizmit venoz, grupi i parë ka pasur 1.4% evente TEV kundrejt 2.3% në grupin e dytë, ndërsa vdekshmëria ka qenë respektivisht 0.4% dhe 3.4%.
"Të dhënat e studimit konfirmojnë raportin pozitiv risk/përfitim të trajtimit me rivaroxaban dhe dëshmojnë se rezultatet të tilla hasen edhe te pacientët që mjekët asistojnë në praktikën e tyre klinike të përditshme", pohon studiuesi kryesor Alexander G. G. Turpie  nga "McMaster University".
Një program tjetër kërkimi klinik i kryer së fundi është "Callisto" ku po vlerësohen përfitimet e mundshme  të rivaroxaban në pacientët onkologjikë, në të cilët risku i TEV është 4-7 herë më i lartë në krahasim me popullatën e shëndetshme me moshë.
Në kontekstin e këtij programi "Memorial Sloan Kettering Cancer Center" në Nju Jork ka përcaktuar një udhëzues për marrjen e rivaroxaban si alternativë e barit heparin, me peshë të ulët molekulare (Ebpm) në trombozën e asociuar me sëmundjen neoplastike. Studimi ka ndjekur 200 pacientë me emboli pulmonare (Ep) ose TVP proksimale simptomatike të asociuar me një neoplazi, në terapi me rivaroxaban. Edhe në këtë studim përqindjet e hemorragjisë madhore dhe përsëritjet e TEV te pacientët që morën rivaroxaban kanë qenë relativisht të ulëta në krahasim me ato të raportuara në studimet klinike me Ebpm dhe antagonistë të vitaminës K.
Pavarësisht se pjesa më e madhe e pacientëve të prekur nga tumoret kishte neoplazi në stadin IV, efikasiteti dhe siguria e rivaroxaban ishin të krahasueshme me terapinë aktualisht të rekomanduar me Ebpm, por me avantazhin që i lejonte pacientëve një menaxhim të thjeshtuar të terapisë.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC