Farmaci

sht12015

Risi rregullatore për të porsalindurit, tumoret, HIV-in dhe aknet

Komisioni Evropian ka lejuar administrimin e sapropterin (Kuvan nga Merck) edhe te fëmijët nën moshën 4 vjeç, të cilët janë të prekur nga fenilketonuria. Sëmundja është e pranishme që në lindje dhe menaxhimi i saj te fëmijët vetëm me dietë dhe reduktimin e ushqimeve që përmbajnë burime të fenilalaninës është shumë i vështirë.
Agjencia Evropiane e Barnave ka autorizuar nivolumabin (Nivolumab BMS nga Bristol Meyer Squib) për trajtimin e karcinomës pulmonare skuamoze me qeliza jo të vogla, lokalisht e avancuar ose metastatike pas një kimioterapie paraprake. Nivolumab tashmë është autorizuar dhe tregtuar si Opdivo për melanomën e avancuar dhe me shumë mundësi emërtimi tregtar i tij do të jetë zyrtar brenda fundit të këtij viti.
Rrugë të lirë nga EMA edhe për kombinimin e ri anti-HIV, diatazanavir (inhibitor i proteoazave të Bristol-Myers Squibb i tregtuar si Reyataz) me cobicistat-in (potenciator farmakokinetik tashmë i tregtuar nga Gilead Sciences me emrin e  Tybost). Kombinimi në doza fikse (Evotaz nga Bristol-Myers Squibb) administrohet në rrugë orale një herë në ditë bashkë me agjentë të tjerë anti-viralë për trajtimin e infeksioneve Hiv 1 te të rriturit.
Zgjerim indikimesh nga EMA edhe për fëmijët më të vegjël se 2 vjeç, të cilët i nënshtrohen gadobutrol-it (Gadovist nga Bayer). 
Dy aprovime të reja në Shtetet e Bashkuara, ku FDA ka autorizuar shtrirjen e indikimeve për abo-toksinën botulonike A (Dysport nga Ipsen Biopharmaceuticals), bar i injektueshëm i indikuar për distoninë cervikale, që tani mund të administrohet për trajtuar spasticitetin e gjymtyrëve të sipërm në të rriturit.
Risi absolute për trajtimin e anti-akne, pa antibiotikë: një xhel me bazë adapalenën dhe peroksid benzoili (Epiduo® Forte nga Galderma) për trajtimin topik një herë në ditë të akne vulgaris.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC