Farmaci

sht32015

Për bronkopneumopatinë kronike së shpejti dy bronkodilatatorë të rinj

tags: BPKO
Në shtetin fqinjë, Itali, pritet aprovimi i një kombinimi të ri bronkodilatatorësh (tiotropium dhe olodaterol) i cili ofron përfitime shtesë për pacientët me bronkopneumopati kronike obstruktive (BPKO). Avantazhet janë dokumentuar nga dy studime klinike ku janë përfshirë në total rreth 5000 pacientë. "Krahasuar me monoterapinë me secilin nga këto barna, kombinimi tiotropium olodaterol, ndikon dukshëm në rritjen e funksionimit të mushkërive dhe cilësinë e jetës, - thotë Klaus Rabe nga klinika "Lungen Grosshansdorf". Veçanërisht të dukshme janë efektet mbi funksionimin e mushkërive dhe reduktimin me 26% të nevojës për t'iu drejtuar barnave të emergjencës.
E gjithë kjo reflektohet sigurisht mbi cilësinë e jetës që rezulton e përmirësuar në një numër më të madh pacientësh: në 57.5% të atyre që merrnin kombinimin dhe në 48.7% të pacientëve që merrnin vetëm tiotropium. "Të dhënat e këtyre studimeve tregojnë gjithashtu se përfitimet janë edhe më të mëdha nëse terapia përdoret në stadet e para të BPKO-së", shton eksperti. Kombinimi u "modelua" në bazë të karakteristikave të tiotropiumit. Ndërsa olodateroli është zhvilluar si bari ideal për t'u kombinuar me këtë të fundit për shkak të karakteristikave të saj farmakologjike. Olodateroli është për një beta 2-agoniste afatgjatë në veprim, e karakterizuar nga një shfaqje e shpejtë e efektit.
Kombinimi administrohet falë një aparati të veçantë që nuk përmban gaz shtytës, të përpunuar imtësisht në trajtë mjegulle; kjo i lejon të dyja barnat që të shpërndahen thellë në mushkëri. 

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC