Farmaci

gus242023

Shëndeti i mushkërive. Studiohen efektet e dobishme të acideve yndyrore omega-3

Një studim i kryer nga National Institutes of Health dhe i botuar në "American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine", ka nxjerrë në pah një rol të ri të acideve yndyrore omega-3. Edhe pse interesi për të kuptuar nëse ndërhyrjet nutricionale mund të ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve të mushkërive po vjen duke u rritur, studimet e mëparshme kanë sugjeruar se acidet yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë, në një pjesë të madhe, për shkak të veprimeve të tyre të mirëpërcaktuara antiinflamatore. Megjithatë, studimet e dedikuara totalisht kësaj lidhje ende mungojnë. Për të zbuluar më shumë, studiuesit zhvilluan një studim të ndarë në dy pjesë në të cilin hetuan lidhjen midis niveleve të acideve yndyrore omega-3 në gjak dhe funksionit të mushkërive me kalimin e kohës.

Nivelet e larta të omega-3 zvogëlojnë shkallën e rënies së funksionit pulmonar

Në pjesën e parë, autorët kryen një studim vëzhgues gjatësor në të cilin morën pjesë 15,063 amerikanë. Pjesëmarrësit, me moshë mesatare 56 vjeç, 55% e të cilëve ishin femra, ishin përgjithësisht të shëndetshëm në momentin e hyrjes në studim dhe shumica nuk kishin dëshmi të sëmundjeve pulmonare kronike. Studimi gjatësor 20-vjeçar tregoi se nivelet më të larta të acideve yndyrore omega-3 në gjakun e një personi shoqëroheshin me një shkallë të reduktuar të rënies së funksionit pulmonar. Studiuesit vunë re se lidhjet ishin më të forta për acidin docosahexaenoic (DHA), një acid yndyror omega-3 që gjendet në nivele të larta te peshqit yndyrorë si salmoni, toni dhe sardelet, i cili është i disponueshëm edhe si një suplement dietik.

Nivelet e larta të omega-3 përmirësojnë funksionin pulmonar

Në pjesën e dytë, autorët analizuan të dhënat gjenetike të një studimi të kryer te pacientët europianë duke përdorur të dhënat nga Biobank-u në Mbretërinë e Bashkuar, për mbi 500,000 pjesëmarrës. Kjo bëri të mundur hetimin e disa shënjuesve gjenetikë në gjak si një masë indirekte, ose të përafruar, për nivelet e acideve yndyrore omega-3 në dietë, për të parë se si ato lidhen me shëndetin e mushkërive. Rezultatet treguan se nivelet më të larta të acideve yndyrore omega-3, duke përfshirë DHA-në, ndikonin në përmirësimin e funksionit pulmonar. Një paralajmërim i këtij studimi është se ai përfshiu vetëm të rritur të shëndetshëm.

Një studim i ri i njerëzve me BPKO dhe duhanpirësve

Si pjesë e këtij projekti në vazhdim, studiuesit po bashkëpunojnë me studimin COPDGene për të ekzaminuar nivelet e acideve yndyrore omega-3 në gjak në lidhje me shkallën e rënies së funksionit pulmonar te njerëzit me sëmundje pulmonare obstruktive kronike, duke përfshirë duhanpirësit intensivë, për të përcaktuar nëse gjenden të njëjtat lidhje të dobishme.

Rekomandime dietike të personalizuara në të ardhmen

"Ne po kemi filluar të krijojmë një qoshe në kërkimet nutricionale dhe me të vërtetë po shkojmë drejt ndërhyrjeve të duhura dietike që mund të jenë të dobishme për trajtimin e sëmundjeve të mushkërive. Në të ardhmen, këto mund të përkthehen në rekomandime dietike të personalizuara diete për njerëzit me rrezik të lartë për sëmundjeve pulmonare kronike", përfundon autorja kryesore e studimit Bonnie K. Patchen.

 

Paolo Levantino
Farmacist klinik

https://www.atsjournals.org/doi/abs/10.1164/rccm.202301-0074OC 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC