Farmaci

sht172015

Beta-bllokuesit rrisin vdekshmërinë te pacientët pa risk kardiovaskular

Në kirurgjinë jo kardiake, beta-bllokuesit e përshkruar në periudhën para operacionit lidhen me një rrezik më të lartë vdekshmërie te pacientët pa faktorë risku kardiovaskular.
Nga ana tjetër, duket se reduktojnë vdekshmërinë te pacientët me këta faktorë risku.
"Përdorimi i beta bllokuesve në periudhën para operacionit ka rezultuar shumë i dobishëm në kardiokirurgji, por mbetet ende i diskutueshëm te subjektet jo kardio-kirurgjikë", shpjegon Mark Friedell nga "University of Missouri-Kansas city school of medicine". Ai thekson se deri para pak kohësh beta-bllokuesit ishin gjerësisht të rekomanduar edhe në kirurgjinë jo kardiake duke u bazuar në përfitimet e njohura te pacientët kardiokirurgjikë. Friedell bashkë me kolegët ka vlerësuar në retrospektivë 326.500 pacientë të operuar jo në zemër, të cilëve u janë përshkruar beta-bllokues. "Studimi ynë tregon për herë të parë një rritje të rrezikut kardiovaskular te individët të cilët u janë nënshtruar operacioneve jo kardiokirurgjike", pohon Friedell.
"Ky përfundim të sjell te studimi ynë, - shpjegon Friedell duke rikujtuar se në vitin 2009 'American heart association (Aha)' dhe 'American college of cardiology (Acc)' rekomandonin që të përdoreshin beta-bllokuesit në kirurgji jo kardiake, por jo në ditën e ndërhyrjes. Vitin e kaluar një grup pune i drejtuar nga  Aha/Acc publikoi një rishikim sistematik që dilte në përfundimin se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur trajtimin me beta-bllokues disa ditë para një ndërhyrjeje jo kardiake. "Beta-bllokuesit në periudhën peri-operatore kanë indikime të qarta, por mesa duket nuk duhen përdorur te pacientët pa risqe kardiake që presin t'i nënshtrohen një ndërhyrje jo-kardiokirurgjike", përfundon Friedell.
 
JAMA Surg. 2015. doi: 10.1001/jamasurg.2015.86
 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC