sht212015
Vaksina anti-grip do të jetë më efikase krahasuar me vitin e kaluar
Vaksina anti-grip për sezonin 2015/2016 do të jetë më e përshtatshme krahasuar me atë të vitit të kaluar për të luftuar shtamin (AH3N2) që sipas të dhënave më të fundit nga vëzhgimet epidemiologjike është ende në qarkullim. Tom Frieden, drejtor i Qendrave për Kontrolloin dhe Parandalimin e sëmundjeve (CDC), apelon që të gjithë amerikanët me moshë më të madhe se 6 muaj të vaksinohen.
Në sezonin e kaluar më pak se gjysma e popullsisë është vaksinuar, edhe pse përqindje më të mëdha vaksinimi ishin regjistruar në grupmoshat më të ekspozuara ndaj gripit: 75% e fëmijëve nga 6 muaj deri në 2 vjeç, 68% e fëmijëve në moshë 2-4 vjeç dhe 67% e të moshuarve mbi 65 vjeç.
Mbetet më i vështirë penetrimi te të rriturit në moshë 18-64 vjeç. Nga këta 40 në 100 persona vaksinohen. Për disa kategori, vaksinimi është veçanërisht i rëndësishëm dhe doktor Frieden ankohet për faktin se vetëm gjysma e grave shtatzëna vaksinohet, si dhe 77% e operatorëve shëndetësorë, përqindje shumë më e lartë në krahasim me atë që ndodh në Shqipëri, por e konsideruar e pamjaftueshme në Shtete e Bashkuara. Prodhuesit kanë përgatitur 171 milionë doza, prej të cilave 40 milionë janë shpërndarë, duke shpresuar në një mbulim më të madh për sezonin e ardhshëm.
Në bazë të ekzaminimeve vaksina e re duhet të jetë më efikase, ndërsa në sezonin 2014-2015 nuk ishte e tillë ndaj shtamit A predominues mes atyre që ishin në qarkullim. Virusi A/Sëitzerland/9715293/2013-like (H3N2) asociohet me një grip më të rëndë dhe vdekshmëri më të lartë, prandaj nuk është çudi që numri i shtrimeve në spital i të moshuarve ka qenë më i larti në 10 vitet e fundit. Shtami H3N2 ka goditur ashpër edhe fëmijët dhe CDC-të kanë raportuar për 145 vdekje për shkak të gripit në moshë pediatrike të konfirmuara në laborator. Por, sipas Frieden, të dhënat reale janë shumë më ta larta nga ato të konfirmuara.