Farmaci

gus72018

Efekti mbrojtës i vaksinave kundër shytave, bie me kalimin e kohës. Çfarë sugjerojnë strategjitë e reja të vaksinimit?

Mbrojtja nga dy dozimet e vaksinimit kundër shytave, dobësohet mesatarisht pas 27 vjetësh dhe një dozë e tretë në moshën 18 vjeçare, mund të ndihmojë në parandalimin e epidemive të reja të sëmundjes. Në këtë përfundim kanë arritur autorët e një studimi që është publikuar së fundi në "Science Translational Medicine".
"Që nga prezantimi i vaksinës kundër parotitit në SHBA në vitin 1967, rastet e sëmundjes janë pakësuar në masën 99%. Megjithatë, janë vënë re shpërthime nga fundi i viteve '80 dhe fillimi i viteve '90 mes adoleshentëve dhe nga viti 2006, mes të rriturve të rinj. Kështu, ishte e rëndësishme të kuptohej se efikasiteti i vaksinës ishte dobësuar me kalimin e kohës që nga vaksinimi i fundit, ose se kishte rezistencë nga çepet e reja të parotitit", thonë Joseph Lewnard e Yonatan Grad (Harvard T.H. Chan, Shkolla e Shëndetit Publik), autorë të dokumentit.
Për të vlerësuar efektet e mundshme të të dy faktorëve, kërkuesit kanë zhvilluar një metanalizë të gjashtë studimeve mbi efikasitetin e vaksinës kundër parotitit në SHBA dhe në Europë. Rezultatet kanë treguar se imuniteti nga parotiti zgjat mesatarisht 27,4 vjet pas çdo doze të vaksinës. Gjithashtu, nga 96,4% e njerëzve që duhet të paraqesin një përgjigje primare ndaj vaksinimit, rreth 25% mund ta humbasin imunitetin brenda 7,9 vjetësh, 50% brenda 19 vjetësh dhe 75%, brenda 38 vjetësh.

Sa i përket, nga ana tjetër, dyshimit se gjenotipet e viruseve emergjente pas prezantimit të vaksinës në vitin 1867 mund të kenë reduktuar efikasitetin e vaksinës, kërkuesit kanë nënvizuar se me modelet e tyre të analizës, në këtë rast, çepet virale më të fundit dhe rezistente ndaj vaksinave, duheshin prezantuar në mënyrë më të fuqishme te fëmijët më të vegjël, por se kjo nuk është verifikuar.

Në bazë të rezultateve të analizës, autorët sugjerojnë se një dozë e tretë rutinë e vaksinës në moshën 18-vjeçare mund ta zgjerojë mbrojtjen në fazën e parë të moshës së rritur, ashtu si edhe përsëritjet në intervale prej 10 dhe 20 vjetësh në moshë të rritur.

"Këto vëzhgime tregojnë nevojën e projekteve novatore në bazë të studimeve klinike për të matur dobinë e zgjatjes së programeve të vaksinimit, ose të vaksinave të reja që duhen shtuar, për t'u përballur me problemin e zbehjes së mbrojtjes", përfundojnë ata.

 

Sci Transl Med. 2018. doi: 10.1126/scitranslmed.aao5945
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29563321


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC