Farmaci

tet242015

Allopurinol, përdorim i kujdesshëm për të shmangur efektet e rënda anësore

tags: Artrit

Duhet treguar më shumë vëmendje në përshkrimin e allopurinolit, mbi të gjitha në rastet e hiperuricemisë asimptomatike ose në prani të sëmundjeve të veshkave dhe atyre kardiovaskulare, sepse ekziston risku për efekte të rënda anësore duke përfshirë nekrolizën epidemike toksike, sindromën e Stevens-Johnson dhe manifestimet në lëkurë.
Sinjalizimi bazohet në një studim të gjerë retrospektiv, të publikuar në revistën shkencore "Jama", që sjell incidencën vjetore të këtyre fenomeneve të padëshiruara në një popullatë prej më shumë se 1.600.000 pacientësh për periudhën mes janarit 2001 dhe dhjetorit 2011.
Allopurinoli është një bar i përdorur jo në fazën akute por në parandalimin e goditjeve të Arthritis urica (e njohur në gjuhën popullore si përdhesi apo cerma) gjendje e shkaktuar nga një përqendrim i madh i acidit urik në gjak i cili depozitohet në formë kristalesh në nyje duke shkaktuar  dhimbje dhe inflamacione. Pjesët më të prekura janë gishtat e dhe kyçet këmbëve, gjunjët dhe duart. Në veshka, kristalet e acidit urik mund të çojnë në formimin e gurëve gjithashtu. Në rast të hiperuricemisë (kur vlerat e acidit urik janë më të larta se 6.8 apo 7mg/dL), është praktikë e zakonshme të përshkruhet allopurinoli, ndonjëherë pa u trajtuar për risqet e mundshme.
Megjithatë, meqë në studim është zbuluar një normë incidence vjetore prej 4.86 rastesh hiperndjeshmërie të rëndë ndaj barit, ku në çdo 1000 përdorues të rinj kishte 2.02 raste shtrimi në spital dhe 0.39 vdekje, duhet pasur parasysh ky eventualitet mbi të gjitha kur trajtimi është për hiperuricemi asimptomatike (ndaj të cilit trajtimi mund të jetë i papërshtatshëm). Po ashtu janë të pranishëm disa faktorë risku mes të cilëve mosha më e lartë se 60 vjeç, gjinia femërore dhe një dozë fillestare prej më shumë se 100 mg/ditë, përpos të ashtuquajturave sëmundje të veshkave dhe kardiovaskulare. 
Përse i intereson farmacistit: vlerësimi i raportit risk/përfitim i allopurinolit, bar shpesh i nevojshëm por me rate jo i domosdoshëm, është shumë i rëndësishme te pacientët e moshuar dhe ata në politerapi, pasi dhe risku për efekte anësore është më i madh.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC