nën302015
Një tjetër studim konfirmon se kontraceptivët oralë përmirësojnë prognozën e kancerit ovarian
Pacientet që zhvillojnë tumorin ovarian kanë një prognozë më të mirë nëse në të kaluarën kanë përdorur kontraceptivë oralë, faktin e pohon një studim i "Mayo Clinic" i publikuar në revistën "Bmc Cancer". "Kërkime të mëparshme indikojnë se përdorimi i pilulës kontraceptive lidhet me një risk më të ulët të kancerit në vezore, i cili është më vdekjeprurësi mes femrave", thotë Aminah Jatoi onkologe në "Mayo Clinic" dhe bashkautore e artikullit. Por ajo nënvizon se lidhja mes marrjes orale të tyre dhe prognozës te pacientet që zhvillojnë sëmundjen është ende pak e eksploruar.
Kështu Aminah Jatoi dhe kolegia Ellen Goode, epidemiologe në klinikën e Rochester, kanë rishikuar rastet klinike të grave me tumor ovarian mes viteve 2000 - 2013 të cilat përdornin kontraceptivë oralë, dhe konstatuan se në 1398 pacientë, 827 kishin përdorur në të kaluarën pilulën kontraceptive. Në fazën pasardhëse studiueset zbatuan dy lloj analizash statistikore në të dhënat klinike të nxjerra nga kartelat klinike elektronike të grave të përfshira në studim.
Në analizën e para rezulton se mes atyre që kishin përdorur pilulën përmirësohej jo vetëm mbijetesa e lirë nga sëmundja por edhe mbijetesa e përgjithshme në krahasim me ato që nuk e kishin përdorur.
Në analizën e dytë ofrohen rezultate më pak konsistente, por gjithsesi treguese të një përkimi statistikisht domethënës mes kontracepsionit oral dhe mbijetesës pa progresion të sëmundjes, por jo të mbijetesës së përgjithshme. "Një shpjegim i mundshëm i këtij disakordimi mund të jetë që gjatë periudhës së vëzhgimit, disa paciente kanë vdekur për shkaqe jo tumorale", shpjegon Jatoi, duke shtuar se nuk është ende e qartë se si kontraceptivët oralë mund të përmirësojnë prognozën e tumorit ovarian. "Janë gjithsesi në studim hipoteza të ndryshme, mes të cilave ajo që pilula duke bllokuar ovulacionin mund të ketë një efekt mbrojtës kundër modifikimeve mujore të epitelit ovarian duke reduktuar riskun e mutacionit të ADN-së dhe duke seleksionuar përgjatë kohës forma neoplastike më pak agresive", përfundojë autorët.
Bmc Cancer. 2015. doi: 10.1186/s12885-015-1774-z
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26471496