Farmaci

dhj102015

JAMA: Metformina nuk e përmirëson kontrollin glicemik te adoleshentët me diabet tip 1

Sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "American Medical Association" (JAMA), administrimi i metforminës te adoleshentët mbi peshë dhe obezë të prekur nga diabeti tip 1, në kombinim me terapinë e tyre insulinike, nuk e përmirëson kontrollin glicemik edhe pse është realizuar një reduktim i dozave të insulinës dhe peshës trupore.

Studimi i kontrolluar me placebo përfshiu 140 adoleshentë me diabet tip 1 (me moshë mesatare 15.3 vjeç; 66% gra; 74% të bardhë; kohëzgjatja mesatare e diabetit 7 vjeç; treguesi i masës trupore [BMI] mesatarisht 94°; insulinë ditore totale mesatare 1.1 U/kg dhe HbA1c mesatar 8.8%).
Pjesëmarrësit janë mbajtur nën vëzhgim pas administrimit të metforminës, në një dozë prej  2000 mg/die (n = 71) ose placebo (n = 69) për 26 javë.

Rezultatet e 3 muajve kanë treguar një përmirësim fillestar të HbA1c nga marrja e metforminës, por trendi nuk është konfirmuar. Në 26 javë nga fillimi i studimit të dyja grupet paraqisnin të njëjtin variacion mesatar për HbA1c dhe 0,2% (p = 0,92).

Në 26 javë, grupi me metforminë ka pasur një dozim total mesatar ditor të insulinës (-0,1 U / kg në ditë) më të ulët në krahasim me grupin e placebos  (0.0 U/kg në ditë, diferenca -0.1 mesatare; P <.001). Dhe një përqindje edhe më e madhe pacientësh në grupin e metforminës kanë eksperimentuar një reduktim të dozës totale ditore të insulinës përgjatë studimit (P=0.003).

24% (n=17) nga grupi i metforminës dhe 7% (n=5) nga grupi i placebos kanë treguar një reduktim të BMI me 10% ose më shumë në krahasim me atë bazë (diferenca mesatare 17%; P = .01). 
Në krahasim me placebon, grupi i metforminës ka eksperimentuar edhe një rritje të peshës minimale (0 kg vs 2 kg; p = 0,003; diferenca, -2 mesatare) dhe një reduktim më të madh të yndyrës trupore totale, e matur me skanime DXA (diferenca mesatare -2 kg; p <0,001).

Për sa i takon efekteve anësore, një numër i madh pacientësh në grupin e metforminës kanë raportuar efekte anësore gastrointestinale në krahasim me grupin e kontrollit (diferenca mesatare 36%; p <0,001).
Pesë pjesëmarrës (7%) në grupin e metforminës kundrejt asnjërit në grupin e placebos kanë manifestuar hipoglicemi të rëndë (P = .06). Në katër nga 5 pacientët në terapi me metforminën, hipoglicemia e rëndë është verifikuar gjatë rregullimit të dozës së insulinës në 6 javët e para të studimit./AIFA

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC