jan182016
Homeopatikët, prishen pas 40 vitesh raportet tregtare Unda-Cemon
Dy kompani italiane produktesh homeopatike, Unda e Cemon, të cilat kanë bashkëpunuar për dekada, kanë prishur lidhjet tregtare me njëra-tjetrën. Dhjetorin e kaluar pati një komunikatë të Unda-s, e cila deklaronte se pas më shumë se 40 vitesh bashkëpunimi me Cemon, marrëveshjet e tyre kishin përfunduar më 28 korrik me iniciativë të Cemon. "Për këtë arsye, disa produkte të prodhuara nga muaji gusht i 2015-s dhe me datë skadence nga gushti 2020 të cilat mbajnë markën "Unda" ose "Unda-Dynamis" të tregtuara nga Cemon, nuk janë prodhuar nga Unda, as nuk janë nën kontrollin e saj, prandaj refuzojmë zyrtarisht çdo përgjegjësi farmaceutike e tregtare", thuhet më tej në deklaratë.
Dhe nuk ka munguar as përgjigja e Cemon që në një komunikatë shkruante: "Dihet se Cemon është licencuesja ekskluzive e Unda-s si për prodhimin edhe për tregtimin e produkteve homeopatike me të drejtën ekskluzive për Italinë për përdorimin e kësaj marke. Me strategji për të cilat nuk jemi vënë në dijeni dhe pa asnjë shpjegim, Unda ka sjellë ndërprerjen e raportit tregtar me Cemon.
Deri në momentin që do të ndërhyjnë vendimet gjyqësore për konfliktin tashmë të filluar, Cemon është e vetmja e legjitimuar në realizimin dhe shpërndarjen e produkteve të markës 'Cemon Unda e Dynamis', edhe në cilësinë e titullares ekskluzive të autorizimit për emetimin në treg, sipas normave farmaceutike. Kemi konstatuar se në disa farmaci janë vënë në shitje në mënyrë të paligjshme produkte që mbajnë markën e Unda-s, ndër të tjera të konfeksionuara pa tubin e qelqtë, të prodhuar mesa duket jashtë vendit. Tregtimi i tyre pa autorizimin tonë shkel të drejtat tona për shpërndarje".