Farmaci

shk82016

Ivabradina përmirëson cilësinë e jetës te pacientët me angina pectoris

Ivabradina nuk e modifikon aktivitetin fizik të pacientëve me angina pectoris, por përmirëson cilësinë e jetës sa i takon perceptimit të sëmundjes, sipas përfundimeve të një studimi të publikuar në "Circulation: Cardiovascolar Quality Outcomes"
Michal Tendera nga departamenti i Kardiologjisë në Univeristetin e Katoëice (Poloni) dhe autor i një studimi të publikuar në "Circulation: Cardiovascolar Quality Outcomes" thotë se: "Duke reduktuar nivelin dhe frekuencën e simptomave, terapia e anginës duhet të përmirësojë edhe cilësinë e jetës" dhe kujton se ivabradina është një bar me veprim anti-anginoz.
"Në këtë artikull prezantojmë të dhënat e një studimi të fokusuar në cilësinë e jetës, ku janë ekzaminuar të dhënat e 4.187 pacientëve: 2.084 në terapi me ivabradinën dhe 2.103 me placebon", thotë Tendera.
Rezultatet treguan përmirësime në të dyja grupet, por teksa reduktimi i palëvizshmërisë nuk arrin në një qëndrueshmëri domethënëse, përmirësimi i frekuencës së episodeve anginoze dhe shkallës së perceptimit të sëmundjes është më i theksuar në grupin e trajtuar në krahasim me atë të kontrollit.
 "Si përfundim, administrimi i ivabradinës ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës, veçanërisht sa i takon reduktimit të frekuencës së anginës ", pohon Tendera.
Në një editorial Colleen Norris, epidemiologe në Universitetin e Alberta-s, Kanada, shton: "Studime të shumta tregojnë se përfshirja e pacientit sjell një njohje më të madhe të opsioneve të trajtimit për pritshmëri më realiste mbi dekursin e sëmundjes dhe një aderim më të madh në terapi.


Circ Cardiovasc Qual Outcomes. 2016. doi: 10.1161/CIRCOUTCOMES.115.002091https://dx.doi.org/10.1161/CIRCOUTCOMES.115.002091

Circ Cardiovasc Qual Outcomes. 2016. doi: 10.1161/CIRCOUTCOMES.115.002412https://dx.doi.org/10.1161/CIRCOUTCOMES.115.002412


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC