shk102016
Ibrutinib është superior ndaj clorambucile në trajtimin e leucemisë linfatike kronike
Ibrutinib, një inhibitor i tirozinkinazës (Btk), është shumë më efikas se sa kimioterapia tradicionale me clorambucile te pacientët e moshuar me leucemi limfatike kronike (LLC) të patrajtuar më parë.
Ja rezultati i publikuar në "New England Journal of Medicine" nga RESONATE-2, një studim ndërkombëtar multiqendror i fazës III, i koordinuar nga Jan Burger, prof. ass. i hematologjisë në "MD Anderson Cancer Center" (Hjuston).
Nga triali që ka ndjekur 269 pacientë del në pah një normë mbijetese globale në 24 muaj, e barabartë me 97.8% në të trajtuarit me ibrutinib (kundrejt 85.3% të atyre që ishin në terapi me clorambucile), me koston e efekteve anësore të vogla si diarre, dobësi e përgjithshme, kollë, të përziera, ankesa të ndryshme në 20% të pjesëmarrësve.
«Ibrutinib u tregua superior në krahasim me clorambucile te subjektet me leucemi limfatike kronike të patrajtuar, siç tregon mbijetesa e lirë nga progresioni, mbijetesa globale dhe përgjigja ndaj trajtimit", thotë studiuesi, duke shtuar se terapia ka sjellë përmirësime domethënëse edhe në nivelet e hemoglobinës dhe trombociteve.
Ibrutinib, është aprovuar tashmë nga FDA në linfomën mantelare, një variant i linfoma jo-Hodgkin dhe në leuceminë linfatike kronike recidivante pas trajtimit.
"Leucemia linfatike kronike është leucemia e të rriturve, më e zakonshme në vendet perëndimore dhe prek kryesisht personat e moshuar me moshë mesatare 72 vjeç", pohon Burger, duke kujtuar se në shumë vende clorambucile është terapia e linjës së parë standard për këta pacientë nga viti 1960. Në leuceminë linfatike kronike rritja qelizore drejtohet nga receptori i qelizave B (Bcr), një molekulë mbi sipërfaqen e qelizave leucemike që transmeton sinjale të rritjes nëpërmjet enzimave si p.sh. Ibrutinib, i cili inhibon në mënyrë selektive. Ai jo vetëm bllokon funksionin duke eliminuar sinjalet e rritjes dhe duke i çuar drejt vdekjes qelizat e leucemisë linfatike kronike, por çaktivizon edhe sinjalet e ankorimit në inde, duke favorizuar eliminimin e qelizave leucemike nga nyjet linfatike.
Studimi i financuar nga "Pharmacyclics" është mbështetur pjesërisht nga National Institutes of Health dhe nga Moon Shpts, që synojnë të përshpejtojnë konvertimin e zbulimeve shkencore në trajtimet klinike dhe të reduktojnë në mënyrë domethënëse vdekjet për shkak të tumoreve.
N Engl J Med. 2015. doi: 10.1056/NEJMoa1509388
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26639149