Farmaci

kor192016

Rezultate premtuese në terapinë e leucemisë limfoblastike akute

Sapo janë publikuar në "New England Journal of Medicine" rezultatet e INO-VATE LLA, një studim open-label  i sponsorizuar nga Pfizer që kishte si objektiv vlerësimin e sigurisë dhe efikasitetin e  inotuzumab ozogamicin kundrejt kimioterapisë në 326 pacientë të rritur me leucemi limfoblastike akute (LLA) pozitive recidivante ose refraktare.
Dhe rezultatet tregojnë një normë remisioni total shumë më të madhe me inotuzumab ozogamicin se sa terapia e zakonshme. Gjithashtu, si mbijetesa globale edhe ajo e lirë nga progresioni kanë një normë më të lartë me inotuzumab ozogamicin. Rezultatet e INO-VATE LLA janë prezantuar gjatë Kongresit 21° vjetor të European Hematology Association (EHA) në Kopenhagen, Danimarkë.

"Leucemia limfoblastike akute recidivante ose refraktare është një formë leucemie agresive që ka nevojë urgjente  për opsione të reja terapeutike", thotë Hagop Kantarjian nga University of Texas MD Anderson Cancer Center, bashkautor i artikullit, duke shtuar se të dhënat e efikasitetit të vëzhguar te pacientët e trajtuar me inotuzumab ozogamicin kanë qenë impresionuese, në veçanti mbijetesa mesatare pa progresion, normat e larta të remisionit hematologjik dhe mungesa e sëmundjes minimale të mbetur. Sipas kërkuesit inotuzumab ozogamicin, nëse aprovohet mund të jetë një terapi shtesë e çmuar ndaj opsioneve të trajtimit aktualisht për pacientët me leucemi limfoblastike akute.

"Në krahasim me trajtimin e zakonshëm, një përqindje më e madhe pacientësh ka qenë në gjendje që t'i nënshtrohet transplantit pas terapisë me inotuzumab ozogamicin, me norma respektive nga 11% në 41%. Dhe meqë transplanti i qelizave staminale konsiderohet si opsioni i vetëm i trajtimit kurativ, aftësia e inotuzumab ozogamicin për të shtuar numrin e pacientëve që mund t'i nënshtrohen transplantit është inkurajuese", përfundojnë autorët.

 

Nejm 2016. doi: 10.1056/NEJMoa1509277
http://www.nejm.org/doi/full/10.1056/NEJMoa1509277?query=featured_home


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC