shk112016
Inhibitorët e pompës protonike, përdorim i përshtatshëm për të mbrojtur veshkat
Veprojnë duke bllokuar në mënyrë të pakthyeshme enzimën H*/K* ATPasi, e cila është rruga përfundimtare për prodhimin e acidit klorhidrik nga qelizat parietale gastrike, me efekte pozitive mbi simptomat dhe mbi kontrollin e dispesisë dhe refluksit gastroezofageal. Inhibitorët e pompës protonike (IPP), janë barna të konsideruara të sigurta, me tolerancë të mirë dhe pa efekte anësore të rënda, por në një artikull të publikuar në "Jama Internal Medicine" një grup studiuesish fokusohen mbi pasojat negative që IPP mund të kenë në veshka.
Ata kanë drejtuar një studim vëzhgues mbi 10.500 subjekte me moshë mesatare 60 vjeç dhe të ndjekur për rreth 14 vjet, te të cilët është regjistruar një rritje me 50% të riskut për nefropati kronike si pasojë e dozë-varësisë, rezultat i konfirmuar edhe në studime më të gjera. Ndërkaq sugjerohet që t'i kushtohet vëmendje më e madhe përshkrimit të IPP-ve te pacientët me risk të lartë dhe kontrollit të kreatininës në serum. Sipas të dhënave të ofruara nga raporti i fundit i Observatorit italian për përdorimin e barnave (Osmed), inhibitorët e pompës protonike janë në vendet e para si përsa i përket konsumit ashtu edhe shpenzimeve në regjimin e asistencës mbështetëse mes klasave të barnave të aparatit gastrointestinal.
Përballë rritjes së konsumit dhe shpenzimeve (lansoprazoli rezulton molekula e parë sa i takon shpenzimeve, e ndjekur nga dy inhibitorë të tjerë të pompës protonike edhe mes principeve aktive që kanë humbur mbulimin me patentë) profilet e përshkrimit të këtyre barnave tregojnë hapësira të konsiderueshme të përdorimit të papërshtatshëm dhe mundësive për përmirësim.
Përse i intereson farmacistit: Inhibitorët e pompës protonike janë barna të çmuar dhe për këtë arsye duhen përdorur me kujdes. Orientimi është drejt rritjes së kontrollit. Detyra e farmacistit është që të informojë pacientët mbi rregullat e përshkrimit të IPP dhe t'i këshillojë që t'i blejnë këto barna.