Farmaci

shk112016

Probiotikët në shtatzëni dhe ushqyerja me gji reduktojnë incidencën për ekzemë atopike te fëmijët

tags: PROBIOTIK

Marrja e probiotikëve në shtatzëni dhe gjatë ushqyerjes me gji nga nëna, si dhe shkëputja nga gjiri e foshnjës deri në vitin e parë të jetës lidhet me një reduktim të rasteve për ekzemë atopike te fëmija. Në veçanti administrimi te nënat e ardhshme e disa shtameve të probiotikëve gjatë shtatzënisë e ul me 9% riskun për ekzema te fëmijët, por nëse marrja vazhdon më pas gjatë ushqyerjes me gji dhe shkëputjes nga gjiri mundësinë që fëmija të bëhet ekzematoz ulen me 15%.

Në këtë përfundim ka arritur një metanalizë ku rezultatet janë publikuar në "Journal of Allergy në Clinical Immunology". Studimi përforcon qëndrimin e mbajtur nga Organizata Botërore e Alergjisë (Wao), udhëzuesit e së cilës rekomandojnë përdorimin e probiotikëve gjatë dhe pas shtatzënisë. "Falë kësaj metanalize të gjitha debatet rreth efikasitetit të përdorimit të probiotikëve në këto faza delikate të jetës janë rikompozuar dhe zërat kundër janë harmonizuar, - shpjegon Alessandro Fiocchi, përgjegjës i alergologjisë në spitalin pediatrik "Bambino Gesu" në Romë. - Një mangësi e këtyre udhëzuesve  është se nuk arrinin të identifikonin një probiotik ideal, megjithatë disa janë më të mirëpozicionuar se të tjerët nën këtë profil".     

Udhëzuesit përmbajnë edhe një vlerësim të kursimeve të mundshme që mund të arrihen duke përdorur probiotikët si strategji parandaluese: Është vlerësuar se duke reduktuar mesatarisht me 9% numrin e ekzemave, do të kurseheshin mes 150 dhe 300 eurove në vit për çdo 100 kandidatë për dermatitin atopik, vlerësim që përfshin koston e vizitave ambulatoriale por jo atë të terapive dhe shpenzime të tjera jo të drejtpërdrejta.

Duhet konsideruar se sipas studimit Isaac (International study of asthma and allergies in childhood) rreth 10% e fëmijëve në botë vuan nga dermatiti atopik në fazat e para të jetës. "Duke projektuar këtë të dhënë mbi popullatën e një vendi, marrja e probiotikëve në shtatzëni  do t'i lejonte shtetit të kursente miliarda euro", nënvizon eksperti.
Është mirë që të kujtohet se deri më sot është treguar se "parandalimi ndodh për dermatitin atopik, -nënvizon Fiocchi - jo për rinitin alergjik, për astmën apo për alergjitë ushqyese. Megjithatë probiotikët japin shpresën e një reduktimi të zhvillimit të alergjive të ardhshme te fëmijët në risk, sepse dermatiti atopik është porta hyrëse në botën e alergjisë".


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC