Farmaci

shk122016

Artriti reumatoid, tocilizumab është më efikas në kombinim me methotrexate

tags: Artrit

Te pacientët me artrit reumatoid (Ar) që i përgjigjen methotrexate në mënyrë të papërshtatshme, shtimi i tocilizumab në regjimin terapeutik rezulton më efikas se marrja e këtij bari vetëm. Faktin e pohon Tsutomu Takeuchi nga Keio University në Tokio, dhe bashkautor i një studimi të sapo publikuar në revistën "Annals of the Rheumatic Diseases", në të cilin bashkë me kolegët ka analizuar përgjigjen ndaj methotrexate, një bar ende aktual në menaxhimin e artritit reumatoid falë sigurisë dhe efikasitetit të tij afatgjatë, i kombinuar me terapi të tjera.

"Nëse përgjigja ndaj barit, antagonist i sintezës së acidit folik nuk është e mjaftueshme, është e nevojshme të shtohen barna të tjera", shkruajnë autorët, të cilët kujtojnë se ndonëse pjesa më e madhe studimeve sugjeron terapinë e kombinuar në vend të kalimit nga një bar në tjetrin, nuk është e qartë nëse ky është rasti i tocilizumab, një antitrup monoklonal i humanizuar anti-receptor IL_G.
Për të thelluar argumentin, kërkuesit japonezë ndanë në mënyrë të rastësishme 223 pacientë të prekur nga artriti reumatoid me aktivitet të moderuar ose të lartë pavarësisht trajtimit me methotrexate, që të merrnin tocilizumab në kombinim apo si zëvendësues i një anti-foliku.

"Në 24 javë nga vëzhgimi, përqindjet e zhdukjes së simptomave kanë rezultuar madhore në grupin e trajtuar me terapi të kombinuar, në krahasim me ata që merrnin vetëm tocilizumab", shpjegojnë autorët duke saktësuar megjithatë se pas një viti trajtimi normat e efikasitetit ishin të ngjashme në të dyja trajtimet.
Një tjetër aspekt interesant është tendenca drejt një përqindjeje madhore të progresionit radiografik klinikisht domethënës te pacientët në monoterapi, krahasuar me ata të trajtuar me kombinimin. "Në fund numri i pacientëve me të paktën një efekt anësor ka rezultuar më i madh në grupin e trajtuar me kombinimin", përfundon Takeuchi.  
 

Ann Rheum Dis. 2016. doi: 10.1136/annrheumdis-2015-208426http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26733110

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC