Farmaci

mar252016

Një metanalizë "ngel në klasë" tabletën e dëshirës femërore

tags: Viagra

Një studim i publikuar në "Jama Internal Medicine" ka ngelur në klasë flibanserinën, e njohur ndryshe si viagra rozë. "Trajtimi me flibanserin, - shkruan drejtuesi i studimit, Loes Jaspers nga 'Erasmus University Medical Center në Roterdam, - ka prodhuar vetëm gjysmë eventi seksualisht të kënaqshëm më shumë në muaj. Nga ana tjetër është vërtetuar në mënyrë klinike dhe statistikore se ka një përqindje të madhe efektesh anësore si marramendje, përgjumje, të përziera dhe lodhje". Kërkuesit holandezë dalin në përfundimin se para se të rekomandohet bari në udhëzues dhe në praktikën klinike, është e nevojshme që të kryhen studime të tjera mbi grupe specifike femrash, në veçanti te ato me komorbiditete, në terapi farmakologjike dhe në menopauzë kirurgjike.

"Tashmë është e qartë se aktiviteti i barit është modest, vepron vetëm në 30% të rasteve dhe efektet anësore janë raportuar që më parë. Edhe Administrata e Barnave në Shtetet e Bashkuara e kishte lënë në pritje aprovimin pikërisht sepse kishte sinjalizime të këtij lloji. Por më pas e aprovoi në muajin gusht të 2015-s", thotë Mauro Busacca, zv/president i Shoqatës italiane të gjinekologjisë dhe obstetrikës (Sigo).

Tani Loes Jaspers dhe kolegët konfirmojnë të gjitha kritikat mbi barin në bazë të një revizionimi sistematik të të gjitha studimeve të kontrolluara që janë vënë në dispozicion. Pesë nga studimet e marra në shqyrtim kanë përfshirë në total 5.914 gra. "Eventet seksualisht të kënaqshme" kanë qenë një ndër të dhënat kryesore të analizuara, por siç u nënvizua edhe më parë diferenca e prodhuar nga bari në krahasim me placebon ka qenë vetëm me 0.49% më shumë në muaj. Shpjegohen kështu edhe të dhënat e shitjeve të kësaj pilule: Siç shkruan "New York Times" deri tani janë arkëtuar 11 milionë dollarë kundrejt 100-150 milionë të parashikuara nga kompania prodhuese.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC