dhj212018
Sildenafili mund të ndihmojë për fibrozën pulmonare idiopatike
Te pacientët me fibrozë pulmonare idiopatike dhe difuzion alveolo-kapilar të monoksidit të karbonit (DLCO) të barabartë me 35% ose më pak sesa vlera e parashikuar, trajtimi i bashkuar me sildenafil (principi aktiv i viagrës) dhe nintedanib, nuk ka ofruar një përfitim të rëndësishëm në krahasim me nintedanibin e vetëm, edhe pse lidhja e dy barnave, të paktën te pacientët në gjendje më të rëndë, duket se siguron rezultate më të mira sesa vetëm nintedanibi, në ruajtjen e funksionalitetit pulmonar. Kjo ka rezultuar nga një studim ndërkombëtar i publikuar në "New England Journal of Medicine", në të cilin ka marrë pjesë një grup kërkuesish italianë i koordinuar nga Luca Richeldi (Universiteti Katolik).
"Nintedanibi është një trajtim i miratuar për fibrozën pulmonare idiopatike, edhe pse jo te pacientët në gjendje më të rëndë. Analiza e një nëngrupi, në një studim të publikuar më parë, ka sugjeruar që sildenafili ishte në gjendje të ofronte përfitime për oksigjenimin, shkëmbimin e gazit të matur përmes DLCO-së, për simptomat dhe cilësinë e jetës së pacientëve me sëmundje dhe DLCO të reduktuar. Kemi dashur të testojmë pikërisht këtë ide", shpjegon Martin Kolbi (Universiteti Mc Master, Kanada), autor kryesor i studimit. Kërkuesit kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore 274 pacientë, prej të cilëve pesë do të merrnin nintedanib 150 mg dy herë në ditë, plus placebo tre herë në ditë, për 24 javë. Endpointi kryesor ishte ndryshimi në lidhje me bazën e pikëve totale të Pyetësorit Respirator të St. George-it (SGRQ) në javën e 12-të, pikat e fundit sekondare përfshinin masat e dispnesë dhe ato të sigurisë.
Analiza nuk ka treguar një diferencë të rëndësishme në ndryshimin mesatar të rregulluar sipas bazës në numërimin total të SGRQ-së në javën e 12 midis dy grupeve. "Megjithëse endpointi kryesor nuk është arritur, në studimin e ri kemi treguar se një nga barnat e aprovuara tashmë për trajtimin e fibrozës pulmonare idiopatike, ose nintedanibi, te pacientët me sëmundje të lehtë-të moderuar, mund të përdoret edhe te pacientët në gjendje më të rëndë, te të cilët për momentin nuk është autorizuar përdorimi. Përveç kësaj, kemi parë që shtimi i principit aktiv të viagrës në terapinë me nintedanib, përmirëson efikasitetin e kurave", përfundon Richeldi.
N Engl J Med. 2018. doi: 10.1056/NEJMoa1811737
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30220235