Farmaci

maj102016

HPV, aprovohet në Evropë vaksina 9-valente me dy doza

tags: HPV

Komisioni Evropian ka aprovuar një program me dy doza për vaksinën anti-papilomavirus njerëzor (HPV) Gardasil 9 në vajzat dhe djemtë adoleshentë, për përdorim në 31 shtete. Agjencisë Evropiane e Barnave (EMA) saktëson se si programi i ri do t'i lejojë vaksinës që të jetë në një linjë me rekomandimet aktuale në vende të ndryshme evropiane që rekomandojnë administrimin në dy doza gjatë vaksinimit rutinë  të adoleshentëve, duke bërë që Gardasil 9 të përfshihet në programet e vaksinimit kombëtar. Vaksina anti Hpv 9-valente ka marrë autorizimin për emetimin në treg nga Komisioni Evropian në qershor 2015, me një administrim prej 3 dozash për imunizimin aktiv të subjekteve duke nisur nga viti i 9 i jetës kundër lezioneve prekanceroze dhe tunoreve HPV të lidhura me to.

Është e vetmja vaksinë anti papiloma virus njerëzor, thuhet në komunikatë, e indikuar për mbrojtjen nga sëmundje të shkaktuara nga 9 lloje HPV, të cilat në Evropë janë përgjegjëse për rreth 90% të tumoreve  të qafës së mitrës; 85-90% të tumoreve vulvare të lidhura me HPV-në dhe 90% të kondilomave gjenitale. 

Po punohet që vaksina të bëhet e disponueshme në të gjithë Evropën, me lancimin e parë të ciklit me 2 doza në Gjermani në javët e ardhshme. Deri në momentin që vaksina 9-valente do të jetë e disponueshme, është e rëndësishme të ruhet efikasiteti i programeve të vaksinimit anti-HPV me vaksina aktualisht ekzistuese me qëllim garantimin e një mbulimi të madh me vaksina dhe mbrojtjen e popullatës kundër tumoreve dhe sëmundjeve të shkaktuara nga tipet e HPV 16, 18, 6 dhe 11.

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC