Shëndetësi

gus182021

Vaksina anti-HPV. Shtohen shqetësimet në lidhje me sigurinë

Sipas një letre kërkimore të botuar në "Jama Pediatrics", me autor kryesor Onyema Greg Chido-Amajuoyi, epidemiolog në Qendrën e Kancerit të Universitetit të Teksasit MD Anderson në Houston, shqetësimet në lidhje me sigurinë e vaksinës kundër papillomavirusit human (HPV) janë rritur ndjeshëm dhe kjo është ndër arsyet kryesore pse prindërit nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre. "Megjithëse vaksinimi është shumë efektiv në parandalimin e një sërë karcinomash qelizore skuamoze, prevalenca e tij në Shtetet e Bashkuara mbetet mjaft e ulët", shkruajnë autorët, të cilët shqyrtuan shqetësimet që mund të kontribuojnë në refuzimin e vaksinës, duke përdorur të dhënat e Anketës Kombëtare të Imunizimit të Adoleshentëve 2008-2019.

"Në studim morën pjesë prindërit e adoleshentëve 13-17 vjeç dhe pediatrit e tyre në kujdesin parësor", vazhdon studiuesi, duke shpjeguar se qëllimi i studimit ishte të verifikonte sa prindër raportuan problemet e sigurisë ose efektet negative si arsyen kryesore për refuzimin e vaksinimit të fëmijëve. Për të marrë këtë informacion, prindërve iu bë pyetja: "Cila është arsyeja kryesore që adoleshentët nuk do të marrin vaksinën HPV në 12 muajt e ardhshëm?". Dhe rezultatet, flasin vetë: në periudhën në studim, shkalla e shqetësimit për sigurinë ose efektet negative si arsyeja kryesore për refuzimin e vaksinës u rrit nga 5.3% në vitin 2008, në 12.9% në 2015-tën, deri në 26.2% në vitin 2019, me përqindje më të larta të vërejtura midis prindërve ose kujdestarëve të vajzave adoleshente.

"Këto të dhëna tregojnë se shqetësimet për efektet negative janë rritur me kalimin e viteve, gjë që mund të ndikojë negativisht në perceptimin e përfitimeve që ka vaksina HPV në nivel popullate. Një rol të rëndësishëm luajnë fushatat e shumta të dezinformimit që qarkullojnë në mediat sociale, që synojnë diskreditimin e besimit ndaj vaksinave dhe në disa raste, të mbështetura nga figura me ndikim publik dhe politik. Për këtë është e nevojshme që shëndeti publik të bashkëpunojë me mediat sociale për të zhvilluar fushata që synojnë luftimin e dezinformimit në internet, përfshirë promovimin e takimeve mes mjekëve dhe prindërve në nivel lokal", përfundojnë studiuesit.

 

JAMA Pediatrics 2021. Doi: 10.1001/jamapediatrics.2021.1585
http://doi.org/10.1001/jamapediatrics.2021.1585 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC