Shëndetësi

mar212019

Papiloma virus. Vaksina kuadrivalente është efikase dhe krijon imunitetin e tufës

Një dekadë pas hyrjes së vaksinës kundër papiloma virusit human (HPV), një studim i publikuar në "Pediatrics" sugjeron se ekzistojnë prova të krijimit të imunitetit të tufës ndërmjet femrave në moshë të re në Shtetet e Bashkuara.

"Studimet klinike mbi vaksinën kuadrivalente kundër papiloma virusit tregojnë efikasitet të lartë, por ne mendojmë se studimet mbikëqyrëse janë thelbësore për të vlerësuar ndikimin që ka hyrja e vaksinës, në terma afatgjatë, në prevalencën e infeksionit komunitar. Kemi dashur të përcaktojmë prevalencën e shtameve të virusit që përmbante vaksina te femrat adoleshente dhe në moshë të re që ishin vaksinuar, për të verifikuar efikasitetin parandalues dhe prevalencën e secilit prej shtameve te femrat e pavaksinuara, për të vlerësuar kështu, imunitetin e tufës", shpjegon Chelse Spinner (Universiteti i Sinsinatit), autore kryesore e studimit.

Kërkuesit kanë regjistruar në studim femra të reja seksualisht aktive nga 13 deri në 26 vjeçe në qytetin e Sinsinatit. Kështu, të dhënat kanë treguar se nga viti 2006 deri në vitin 2017, përqindja e femrave që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës HPV është rritur nga 0%, në 84%. Gjithnjë gjatë periudhës së marrë në konsideratë, përqindja e femrave të vaksinuara që janë infektuar nga njëri prej shtameve të pranishme në vaksinën kuadrivalente të autorizuar në vitin 2006, ka rënë me 81%. Në këtë grup, infeksionet nga ana e njërit prej pesë shtameve virale që përmban vaksina 9-valente, të autorizuar në vitin 2014, kanë rënë me 69%.

Edhe në grupin e femrave që nuk ishin vaksinuar, ka pasur një reduktim me 40% të infeksioneve nga HPV-ja përsa iu përket shtameve që përmban vaksina tetravalente. Në të kundërt, pesë shtamet e tjera që përmban vaksina 9-valente e kanë rritur prevalencën e tyre në këtë grup, edhe pse në mënyrë jo të rëndësishme. "Kemi ndeshur prova të efikasitetit të vaksinës dhe imunitetit të tufës. Janë të nevojshme kërkime të fundit për të ekzaminuar trendin në lidhje me vaksinën 9-valente, pasi të jenë arritur norma të larta të përdorimit", përfundojnë autorët.


Pediatrics 2019. Doi: 10.1542/peds.2018-1902
http://pediatrics.aappublications.org/content/early/2019/01/18/peds.2018-1902


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC