Farmaci

sht252018

Diskutohet edhe një herë, siguria e vaksinës anti-HPV. Një studim jep përgjigjen...

Është diskutuar shumë mbi sigurinë e vaksinës bivalente anti-papillomavirus humane (HPV), e cila konsiderohet efikase në parandalimin e infeksionit nga shtamet onkogjenike të virusit. Një studim i bazuar në të dhënat e mbledhura pas autorizimit për tregtim të barit dhe i botuar në "British Journal of Clinical Pharmacology", është përpjekur të identifikojë nëse ka ndonjë problem të ri ose të papritur në lidhje me sigurinë e vaksinës bivalente.
"Vaksina bivalente anti-HPV përdoret në më shumë se 134 vende të botës. Ky rishikim siguron dëshmi të mëtejshme se kjo vaksinë është e sigurt dhe se shumica e reaksioneve negative që mund të ndodhin në lidhje me administrimin e saj janë të lehta dhe zgjidhen vetë, në pak kohë", shpjegon Tiffany Suragh (Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Atlanta, SHBA), autore kryesore e studimit.

Për të vlerësuar sigurinë e vaksinës, autorët kanë analizuar raportet e dërguara në sistemet e raportimit të ngjarjeve kundër vaksinave (VAERS) për efektet e zbuluara pas vaksinimit bivalent anti HPV nga viti 2009 në 2017-ën. Përkundër faktit se shumica e vaksinave HPV të përdorura në Shtetet e Bashkuara gjatë kësaj periudhe ishin vaksina kuadrivalente anti HPV, u shpërndanë 720,000 doza të vaksinës HPV bivalente.

E pra, në VAERS janë bërë 241 raportime për ngjarje të padëshirueshme pas vaksinës HPV bivalente dhe 95.8% e këtyre raporteve janë klasifikuar si jo të rënda. Nga 241 raportimet, 158 ishin paciente femra, 64 pacientë meshkuj (edhe pse në të vërtetë vaksina bivalente është miratuar për përdorim vetëm te femrat), ndërsa në 19 raste, seksi i personit në fjalë ishte i panjohur.

Reaksionet më të zakonshme të padëshiruara të zbuluara ishin: marramendje, dhimbje koke, të vjella dhe reaksione në vendin e injektimit. Në disa raste, eventet ishin shkaktuar nga gabime mjekësore, siç është për shembull marrja e vaksinës nga burrat. "Rezultatet e studimit duhet t'iu ofrojnë siguri pacientëve, prindërve dhe kujdestarëve", përfundojnë autorët.

 

Br J Clin Pharmacol. 2018. doi: 10.1111/bcp.13736
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30229993


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC