Shëndetësi

kor202020

Vaksinimi kundër HPV-së. Udhëzime të reja nga Shoqata Amerikane e Kancerit

Shoqata Amerikane e Kancerit (ACS) ka botuar udhëzime të përditësuara për vaksinimin kundër HPV-së, bazuar në një përditësim të vitit 2019 nga Komiteti Federal Këshillues për Praktikat e Imunizimit (ACIP). Përditësimi adreson tre çështje kryesore: vaksinimi i ofruar në moshën 9-12-vjeçare, vaksinimi i rikuperimit për të gjithë individët deri në moshën 26-vjeçare dhe mospranimi i rekomandimit për një proces vendimmarrës klinik mbi vaksinimin te të rriturit e moshës 27 deri në 45 vjeç.

Sipas dokumentit, fëmijët duhet të marrin dy doza të vaksinës në moshën 9-12 vjeç. Vaksinimi rutinë për HPV-në në këtë grupmoshë pritet të arrijë nivele më të larta të vaksinimit, duke rezultuar në një rritje të numrit të kancereve të parandaluara dhe për këtë arsye, profesionistët e kujdesit shëndetësor inkurajohen të fillojnë trajtimin në moshën 9 ose 10 vjeç. Të gjithë të rinjtë deri në 26 vjeç që nuk e kanë bërë më parë vaksinën HPV, duhet të vaksinohen. Sidoqoftë, duke qenë se vaksinimi te të rriturit e rinj nuk parandalon aq shumë kancere sa te fëmijët dhe adoleshentët, njerëzit midis moshës 22 dhe 26 vjeç, duhet të informohen për këtë efikasitet më të ulët në reduktimin e rrezikut nga kanceri. ACS-ja, nga ana tjetër, nuk rekomandon vaksinimin kundër HPV-së për njerëzit mbi moshën 26 vjeç, kryesisht për shkak të efikasitetit të dobët dhe potencialit të ulët të parandalimit të kancerit në këtë grupmoshë, barrës së procesit të vendimmarrjes për pacientët dhe mjekët, etj. dhe mungesës së udhëzimeve të mjaftueshme mbi përzgjedhjen e njerëzve që mund të përfitojnë prej tij. Përveç kësaj, ekspertët theksojnë se është verifikuar një mungesë globale e vaksinave HPV, e cila pritet të vazhdojë për vitet e ardhshme.

"Kombinimi i vaksinimit kundër HPV-së dhe kontrollimi i kancerit të qafës së mitrës ka potencialin për të parandaluar dhjetëra mijëra kancere të shkaktuara nga HPV-ja çdo vit në këtë vend dhe për të eliminuar kancerin e qafës së mitrës si një problem të shëndetit publik në dekadat e ardhshme. Vaksinimi i të gjithë fëmijëve të moshës 9 deri 12 vjeç parandalon më shumë se 90% të kancereve të qafës së mitrës, orofaringale, anale, vaginale, vulvare dhe të penisit, të shkaktuara nga HPV-ja dhe, e kombinuar me skrinimin dhe trajtimin e sëmundjeve para-ekzistuese cervikale, mund të çojnë në eliminimin e parë të një kanceri në histori", përfundojnë autorët.


CA: A Cancer Journal for Clinicians 2020. Doi: 10.3322/caac.21616
https://doi.org/10.3322/caac.21616


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC