Farmaci

maj202016

Risk më i vogël kardiovaskular me kontraceptivin levonorgestrel

Kontraceptivët oralë që përmbajnë estrogjene me dozë të ulët, përveç desogestrel, duken se janë zgjidhja më e sigurt në terma të riskut kardiovaskular, sipas rezultateve  të një studimi të sapopublikuar  në  "British Medical Journal", me autor të parë Alain Weill nga Departamenti i studimeve të Shëndetit Publik në Paris. Duke përdorur bankat e të dhënave shëndetësore kombëtare, kërkuesit kanë analizuar të dhënat e 5 milionë  grave, të cilave iu ishin rimbursuar kontraceptivët oralë mes viteve 2010-2012. Gjatë kësaj periudhe janë verifikuar rreth 3.300 evente akute me iktuse ishemike, emboli pulmonare dhe infarkte të miokardit. 

"Pas një përshtatje me variabla të shumëfishta, formulimet me doza të ulëta estrogenesh (20 mikrogramë) u asociuan  me një rënie të ndjeshme të riskut për incidencën e tri patologjive", pohon kërkuesi duke shtuar se pas përshtatjes së dozave të estrogeneve doli se produktet që përmbanin desogestrel rezultonin se kishin mundësi të dyfishtë për emboli pulmonare në krahasim me ato me bazë levonorgestrel. "Në përgjithësi, produktet me levonorgestrel të asociuar me 20mcg estrogjene, mes gjithë kontraceptivëve oralë janë ato me risk më të vogël komplikimesh kardio dhe cerebrovaskulare", përfundon Weill.

Dhe në një editorial të Philip Hannaford nga University of Aberdeen, në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan: "Studimi i risqeve vaskulare të lidhura me një kontraceptiv të veçantë oral është  sfidues, pjesërisht sepse eventet venoze dhe arteriale janë të rralla në përgjithësi mes grave të reja  me shëndet të mirë që përdorin barna të tilla dhe gjithashtu për shkak të diferencave domethënëse në kuotën e tregut të formulimeve të ndryshme. Megjithatë, nga këto rezultate del se produktet që përmbajnë  levonorgestrel dhe estrogjene me dozë të ulët duhet të jenë zgjedhja e parë kur përshkruhet një kontraceptiv oral".

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC