Farmaci

tet52016

Levonorgestrel në kontraceptivët e emergjencës, alarm për ndërveprime me induktorët enzimatikë

Agjencia Rregullatore e Barnave në Britani (MHRA) ka nxjerrë një njoftim për produktet që përmbajnë levonogestrel, të përdorura si kontraceptivë emergjence, kur merren bashkë me barna të tjera apo fitoterapikë, induktorë të CYP3A4 - izoforma enzimatike më e përfshirë në metabolizimin e barnave. Ndërveprimi mes tyre mund të sjellë një reduktim të niveleve plazmatike të levonorgestrel me riskun për të zeruar efikasitetin. Për pasojë grave, që në katër javët para raportit seksual kanë përdorur produkte të përfshira në listën e induktorëve enzimatikë, iu sugjerohet t'i drejtohen një metode alternative jo hormonale për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara. Për shembull një dispozitiv intrauterin-IUD prej bakri ose nëse nuk është e mundur, dyfishimi i dozës së levonorgestrel nga 1.5 a 3 mg.

Mes induktorëve enzimatikë që mund të përshpejtojnë metabolizmin e levonorgestrel duke reduktuar efikasitetin e kontraceptivit janë barnat anti-epileptike si fenitoina, carbamazepina, barbiturikët, antituberkularët si rifampicina dhe rifabutina, disa antimykotikë, antiretroviralët, bima Hypericum etj.
Në njoftim këshillohet gjithashtu që këtyre pacienteve t'iu ofrohet një konsulencë mbi metodat kontraceptive që nuk janë sensitive ndaj substancave aktive mbi enzimat hepatike, si dhe të bëjnë një test shtatzënie pas marrjes së levonogestrel e të kontaktojnë menjëherë mjekun nëse ai rezulton pozitiv.

Levonorgestrel është një preparat oral progestinik. Konfeksionet në shitje përmbajnë 1 tabletë prej 1.5 mg me një administrim të vetëm brenda 72 orëve nga raporti i pambrojtur. Nëse ky i fundit ka ndodhur gjatë orëve ose ditëve që i paraprijnë  ovulimit, marrja e pilulës pengon fekondimin. Nëse procesi i implantimit ka filluar bari nuk është efikas.

Përse i intereson farmacistit: Për pacientet me moshë mbi 18 vjeç blerja e kontraceptivit nuk është objekt përshkrimi mjekësor. I takon pra farmacistit të informojë në mënyrë të detajuar mbi ndërveprimet e këtij bari me produkte të tjera si mjekësore ashtu edhe bimore.

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC