maj302016
Kortikosteroidet në BPKO, EMA: Asnjë variacion në mënyrat e përdorimit, kujdes me shenjat e përkeqësimit
Nuk ka ndryshime në modalitetet me të cilat përdoren barnat kortikosteroide inhalatore, por pacientëve të prekur nga bronkopneumonia kronike obstruktive (BPKO) dhe mjekëve iu kërkohet që t'i kushtojnë vëmendje simptomave të pneumonisë duke pasur parasysh se manifestimet klinike të pneumonisë janë të ngjashme me ato të përkeqësimit të sëmundjes së bazës. Në këtë mënyrë Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka përmbyllur rivlerësimin e riskut për pneumoni te pacientët që marrin barna inhalatore të cilat përmbajnë kortikosteroide për trajtimin e BPKO, duke mos gjetur prova shteruese për diferenca në këtë risk mes barnave të ndryshme".
"Risku, - shpjegon EMA, - i njohur prej shumë vitesh, mund të prekë 1-10 pacientë me BPKO nga 100 që janë në trajtim, - por saktësohet se, - nuk janë gjetur prova përfundimtare në këtë risk, mes barnave të ndryshme dhe përgjithësisht përfitimet e barnave kortikosteroide në rrugë inhalatore për trajtimin e BPKO vazhdojnë t'i tejkalojnë risqet".
Rishikimi i këtyre barnave të përdorura gjerësisht në BE për trajtimin e BPKO-së është kryer nga Komiteti i Vlerësimit të Risqeve për Farmakovigjilencën (PRAC), i cili ka rekomanduar një përditësim të informacioneve të sigurisë së etiketës së këtyre barnave, për të reflektuar në mënyrë të përshtatshme njohuritë aktuale mbi këtë risk. Rekomandimet e PRAC i janë dërguar Komitetit të Barnave për Përdorim Njerëzor (CHMP), i cili e ka mirëpritur opinionin e EMA-s.