Farmaci

qer132016

Domperidone dhe apomorfina, kujdes nëse përdoren në kombinim në Sëmundjen e Parkinsonit

tags: Parkinson

Në një njoftim të Agjencisë Britanike të Barnave (MHRA), rekomandohet të vlerësohen faktorët e riskut kardiak te pacientët në trajtim me apomorfinë dhe domperidone dhe të përshkruhet monitorimi me elektroradiogramë për të reduktuar riskun për aritmi të rënda të lidhura me zgjatjen e intervalit QT.

Te pacientët me Sëmundjen e Parkinsonit me luhatje motorike, apomorfina, një derivat gjysmë sintetik i morfinës është përdorur si bar i ndërhyrjes së shpejtë në raste bllokimi për të stabilizuar diskinezitë e shkallës së rëndë të shkaktuara nga një rënie e efikasitetit të terapisë afatgjatë me levodopë.

E administruar nën lëkurë, apomorfina përthithet në mënyrë të shpejtë, me një fillim të efektit mes minutës së tretë dhe të njëzetë dhe ka një kohë të shkurtër veprimi.  Për të parandaluar shfaqjen  e efekteve anësore dopaminergjike, për shembull të përziera dhe të vjella, bari  kombinohet me domperidonen. 
Në 2014-n një rishikim i drejtuar nga autoritetet evropiane doli në përfundimin se administrimi i domperidones mund të lidhet me një shtim të riskut të zgjatjes së intervalit Qt, aritmitë e rënda ventrikulare dhe vdekjen kardiake të parakohshme, mbi të gjitha te pacientët me moshë më të madhe se 60 vjeç dhe me doza më të larta se 30 mg në ditë. Për këtë arsye letra ilustruese është modifikuar duke përfshirë në të kundër-udhëzime të tjera dhe modifikime në përdorim. 

Meqë edhe apomorfina me doza të larta mund të zgjasë intervalin Qt, një rishikim ka vlerësuar tani sigurinë kur jepet në kombinim me domperidonen.
Në përfundimet e tyre ekspertët iu këshillojnë profesionistëve të shëndetësisë masa të veçanta për pacientët që shfaqin disa faktorë risku në aspektin kardiak, mes të cilave zgjatjen e intervalit QT të diagnostikuar që më parë, insuficiencë kardiake e patologji të tjera të rënda në aparatin kardiak, disfunksion hepatik të rëndë, ndryshim në bilancin elektrolitik, terapi që mund të rrisin nivelet hematike të domperidones (barna inhibitore të citokromit P450).   

Përse i intereson farmacistit: të sëmurët me Parkinson, janë pacientë të brishtë për të cilët nevojitet një vëmendje e madhe sa i takon informimit për efektet anësore të barnave.


 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC