kor52016
Abuzimi me loperamidin, alarm për probleme kardiake të rënda
"Përdorimi i loperamidit në mënyrë të papërshtatshme dhe mbi sasinë e nevojshme lidhet me probleme kardiake të rënda me potencial vdekjeprurës", thuhet në një komunikatë të Administratës amerikane të Barnave dhe Ushqimit (FDA) të lëshuar së fundi.
Loperamidi është një agonist i receptorëve opiodë me aktivitet të fortë antidiarre, i cili mund të merret me përshkrimin e mjekut, por edhe si bar banaku dhe mund të jetë kardiotoksik nëse merret me doza më të larta se ato të këshilluara. Gjithashtu FDA raporton aritmi të rënda kur merret në kombinim me shumë barna të tjera të tilla si (cimetidina, claritromicina, eritromicina, gemfibrozil, itraconazol, ketoconazol, quinidinë, kininë, ranitidinë dhe ritonavir).
Megjithatë vetë agjencia rregullatore amerikane saktëson se problemet më të rënda janë verifikuar te persona që kanë abuzuar qëllimisht me loperamidin, në tentativën e një vetëtrajtimi për të lehtësuar simptomat e asistencës nga opiatet ose për të arritur ndjesinë e euforisë. Sinjalizimet e para të këtyre risqeve u morën në fund të prillit nga revista "Annals of Emergency Medicine", që ka dokumentuar dy raste pacientësh të cilët vdiqën para se të mbërrinin në repartet e emergjencës pavarësisht trajtimit të parë të kryer në mënyrë korrekte nga grupi i shpëtimit.
FDA iu rekomandon mjekëve pra që të marrin në konsideratë faktin që loperamidi mund të jetë shkak i mundshëm për evente kardiake që nuk shpjegohen ndryshe në bazë të kuadrit klinik të pacientit, mes të cilave sindroma e Qt së gjatë, aritmi të ndryshme ventrikulare, sinkopë dhe arrest kardiak.
Në rastet e dyshimta, agjencia amerikane iu këshillon klinicistëve që të analizojnë kampionë për të zbuluar nivelet e substancave në gjak, të bëjnë ndërprerjen e menjëhershme të barit dhe të nisin terapitë e nevojshme.