Farmaci

kor142016

FDA, ulja e dozave të antidepresivit ka rritur shkallën e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë

Sipas një studimi retrospektiv të sapo publikuar në "American Journal of Psychiatry" me autor të parë prof.Thomas Rector, kufiri i sigurisë për dozimin e citalopram i vendosur nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit (FDA) në Shtetet e Bashkuara në vitin 2011, çoi në një rritje të numrit të të shtruarve në spital dhe vdekjeve. Gjatë atij viti FDA nxori njoftimin ku këshillonte të mos përdoreshin më shumë se 40 miligramë në ditë të këtij antidepresivi, për shkak të riskut për aritmi kardiake me doza më të larta, përballë  mungesës së përfitimit në trajtimin e depresionit me doza të larta.

Ndërkaq Rector dhe kolegët kanë ekzaminuar në mënyrë retrospektive kartelat klinike të pacientëve që merrnin më shumë se 40mg në ditë citalopram në monentin kur FDA nxori lajmërimin e sigurisë, 24 gusht 2011. "Seleksionuam 35.848 veteranë që merrnin mesatarisht 64 mg në ditë të citalopram", thotë studiuesi i cili saktëson se koortën e përbënin 92% burra ndërsa mosha mesatare ishte 58 vjeç.

"Pas 180 ditësh nga publikimi i njoftimit të entit rregullator amerikan, 60% e veteranëve objekt studimi kishte zbritur në doza të njëjta ose më të ulëta se 40 mg/die", pohon farmakologu, i cili nënvizon se pas reduktimit të dozimit normat e shtrimeve në spital dhe vdekshmërisë për të gjitha shkaqet u shtuan me 2.5 herë më shumë. 
Në të njëjtën mënyrë u shtuan ndonëse në masë më të vogël, shtrimet për depresion, ndërsa nuk u vëzhgua asnjë lidhje mes shtrimeve në spital dhe aritmive.

"Ulja e dozës së citalopram në një limit sigurie është e lidhur me një normë më të lartë shtrimesh në spital në një grup të gjerë pacientësh të trajtuar me doza më të larta. Ky reduktim para përcaktimit me siguri të risqeve dhe përfitimeve duket se ka pasur pasoja klinike të padëshiruara", përfundon Rector.
Por në një komunikatë FDA u përgjigj kështu: "Të mos komentojmë studimet e veçanta, por t'i vlerësojmë si pjesë e kuadrit të përgjithshëm të kërkimeve që synojnë të përmirësojnë kapacitetin për mbrojtjen e shëndetit publik".

 

Am J Psychiatry. 2016. doi: 10.1176/appi.ajp.2016.15111444http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/27166093


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC