Farmaci

tet52020

Antipsikotikët vazhdojnë të përshkruhen për njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale, pavarësisht udhëzimeve

Numri i barnave antipsikotike të përshkruara për pacientët me aftësi të kufizuara intelektuale nuk ka ndryshuar pothuajse fare gjatë një periudhe 10-vjeçare, megjithëse prej kohësh mjekëve u rekomandohet të ndalin përdorimin e tyre, për shkak të efekteve anësore.

Ky është përfundimi i arritur nga një studim i botuar në "BMJ Open", i cili zbuloi madje një shtim të madh të recetave antidepresive gjatë së njëjtës periudhë. "Antipsikotikët u përshkruhen ndonjëherë të rriturve me aftësi të kufizuara intelektuale që nuk kanë histori të sëmundjeve serioze mendore, shpesh për sjellje problematike, pavarësisht provave të kufizuara që mbështesin përdorimin e tyre përtej qetësimit afatshkurtër", thotë Angela Henderson, nga Universiteti i Glasgout, autore kryesore e studimit.

Në vitin 2016, shërbimi shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar nisi një fushatë kombëtare për të bindur mjekët të ulin apo ndalojnë përshkrimin e antipsikotikëve për njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale që nuk kanë psikozë. Për të zbuluar nëse kishte ndonjë efekt, studiuesit shikuan të dhënat e 1,190 të rriturve të regjistruar në një regjistër të paaftësisë intelektuale të kujdesit parësor në periudhën 2002-2004 dhe nxorën të dhëna nga regjistrat e kujdesit parësor për 3,906 pacientë në vitin 2014.
51% e të rriturve në periudhën 2002-2004 dhe 48% në 2014-tën morën një recetë për të paktën një bar psikotrop. 24.5% në 2002-2004 dhe pothuajse 17% në vitin 2014 po trajtoheshin me antipsikotikë, ndërsa 11% në 2002-2004 dhe 19% në 2014-trën, me barna kundër depresionit. 21% e atyre të cilëve iu përshkruan antipsikotikë në periudhën 2002-2004, kishin psikozë ose çrregullim bipolar, 20.5% kishin sjellje problematike, por pa psikozë ose çrregullim bipolar, 33% nuk kishin probleme të shëndetit mendor dhe as sjellje problematike.

Analiza e të dhënave tregoi se përdorimi i barnave psikotrope u rrit nga 47% në 2002-2004, në 58%, në vitin 2014. Përdorimi i antipsikotikëve nuk ka ndryshuar ndjeshëm, por ka pasur një rritje të përdorimit të barnave kundër depresionit, hipnotikëve ose anksiolitikëve dhe barnave antiepileptike të përshkruara për këtë grup njerëzish. Për më tepër, vështirë se një recetë e bërë në periudhën e parë të analizuar, rezultonte e hequr në të dytën. "Përkundër thirrjeve të shumta për të mos përshkruar barna antipsikotike për njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale që nuk kanë psikozë ose çrregullime bipolare, asnjë progres nuk është parë në 10 vitet e shqyrtuara", përfundojnë studiuesit.

 

BMJ 2020. Doi: 10.1136/bmjopen-2020-036862
http://dx.doi.org/10.1136/bmjopen-2020-036862


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC