Farmaci

kor282016

Paralajmërim për tërheqje globale të barit antiepileptik

tags: Bar jetim

Duke filluar nga qershori 2017 bari retigabina, i tregtuar nga GlaxoSmithKline me emër tregtar Trobalt tablet (50 mg, 100 mg, 200mg, 300mg dhe 400mg) do të tërhiqet në nivel global, ndërkaq "asnjë pacient i ri nuk duhet të fillojë tani trajtimin". Në një komunikatë kompania shpjegon se "do të ndërpresë prodhimin në mënyrë definitive për shkak të përdorimit tejet të kufizuar të barit dhe reduktimit konstant të numrit të pacientëve të rinj që fillojnë një terapi të tillë".

Bari është i indikuar për raste epileptike si trajtim shtesë të krizave parciale farmakorezistente me ose pa përgjithësim sekondar te pacientët me moshë 18 vjeç e sipër, kur kombinime të tjera të barnash rezultojnë të papërshtatshme apo nuk tolerohen mirë.
Pra kompania shpjegon se bari po tërhiqet nga tregu vetëm për arsye tregtare dhe i fton profesionistët e shëndetësisë "të identifikojnë barna alternative për pacientët në terapi dhe të sigurohen që trajtimi me këtë bar të jetë ndërprerë për të gjithë pacientët brenda fundit të qershorit 2017".

Ndërprerja duhet bërë me një reduktim gradual të dozës gjatë një periudhe prej të paktën 3 javësh, në përputhje me informacionet aktuale përshkruese dhe monitorimin e sigurisë te të gjithë pacientët". Sinjalizimi i efekteve anësore të dyshimta, përfundon komunikata, bëhet nëpërmjet faqeve zyrtare të agjencive kombëtare të barnave.


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC