Farmaci

gus112016

Sulfoniluretë dhe rritja e riskut për hipoglicemi te diabetikët me nefropati kronike

Te pacientët diabetikë me sëmundje renale kronike në fazë të avancuar, risku për hipoglicemi është shumë më i madh me sulfoniluretë krahasuar me metforminën, sipas një studimi të sapo publikuar në BMJ dhe të koordinuar nga Frank de Vries, prof.asc. i farmakologjisë klinike në Qendrën mjekësore të Universitetit të  Maastricht, në Holandë. "Trajtimi me sulfonilure te pacientët me funksion renal më të ulët se 30 ml/min/1.73 m2 duhet të përdoret me kujdes", pohon kërkuesi, që bashkë me kolegët ka vlerësuar risqet për pacientët diabetikë me nefropati kronike në fazë 4 dhe 5 të lidhur me përdorimin e vetëm një sulfoniluree në krahasim me monoterapinë me metforminë.
Duke përdorur databazën e "Clinical Practice Research Datalink" (CPRD) mes viteve 2004 dhe 2010, arkiv i informatizuar i mjekësisë së përgjithshme që përfaqëson 7% të popullsisë së përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, kërkuesit kanë identifikuar 120.803 përdorues të rinj të një antidiabetiku të ndryshëm nga insulina duke përjashtuar të gjithë pacientët me një episod të mëparshëm hipoglicemik.
Dhe pas përllogaritjeve doli një risk global hipoglicemie prej 2.5 herësh më shumë për sulfoniluretë në krahasim me metforminën. "Gjithashtu, efekti ka rezultuar të jetë dozë-varësi, derisa dozimi i lartë i sulfonilureve trefishonte mundësitë për hipoglicemi", nënvizojnë autorët. Për sa i takon llojit të sulfonilureve, kush merrte glibenclamide kishte një risk hipoglicemie 7.5 herë më të lartë në krahasim me metforminën. Ndërsa gliclazide (sulfonilurea e zgjedhur në shumë vende) lidhej me një risk të ngjashëm me atë të vëzhguar në  sulfoniluretë e tjera si glimepiride, glipizide e tolbutamide. Në fund risku për hipoglicemi nuk ndryshonte mes përdoruesve të sulfonilureve me metabolitë aktivë dhe inaktivë. "Të dhënat tona nuk përputhen me udhëzuesit që sugjerojnë superioritetin e gliclazide në krahasim me sulfonilure të tjera sa i takon riskut hipoglicemik", përfundon de Vries, duke nënvizuar rëndësinë për të zhvilluar studime të mëtejshme për të qartësuar më mirë argumentin.

Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC