Farmaci

sht152016

Citalopram dhe kokaina, sinjalizime për një ndërveprim të mundshëm

Ndërveprimi mes një bari dhe një substance të paligjshme objekt abuzimesh, është një mundësi që duhet konsideruar kur përshkruhet një bar. Sugjerimi vjen nga Agjencia britanike e Barnave (Mhra) duke marrë për bazë sinjalizimin e një rasti të dyshimtë të ndërveprimit mes citalopram dhe kokainës te një pacient i vdekur nga hemorragjia subarakinoidale.

Citalopram është një inhibitor selektiv i ripërthithjes së serotoninës, i përdorur për trajtimin e episodeve të depresionit madhor dhe çrregullimeve të panikut. Kokaina është një substancë psikoaktive që prodhon efekte euforike dhe energjizuese, marrja e së cilës në nivel fizik ndikon në ritmin respirator, takikardi, hipertension, midriasis dhe pakësimin e oreksit. Në bazë të vlerësimit të Komisionit britanik të Farmakovigjilencës që ka analizuar ngjarjen, ekzistojnë mekanizma të ndryshme bindëse në lidhje me një ndërveprim të mundshëm mes citalopram e kokainës, të tilla sa për të provokuar një hemorragji cerebrale.

Në veçanti rritja e presionit shkaktohet nga narkotiku në kombinim me antidepresivin me një risk të shtuar për hemorragji. Në anamnezë iu rekomandohet operatorëve shëndetësorë të vlerësojnë, përveç përdorimit të fundit të barnave, edhe ato që nuk jepen me përshkrim apo që blihen on line, e sidomos të substancave objekt abuzimi si kokaina, anfetamina, heroina etj. Në mënyrë specifike, para se të përshkruhen inhibitorët e ripërthithjes së serotoninës është thelbësore të informoheni rreth përdorimit të kokainës dhe administrimit të barnave të tjera serotoninergjike.

Përse i intereson farmacistit: rreziku i ndërveprimit mes barnave dhe substancave të paligjshme është një element që duhet vlerësuar për të ruajtur shëndetin e pacientëve.

 



 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC