Farmaci

tet32016

Te pacientët me BPKO rezistenca përmirësohet me olodaterol

tags: BPKO

Administrimi ditor i olodaterolit në pacientë me bronkopneumopati kronike obstruktive (BPKO), përmirëson kohën e rezistencës në aktivitetin fizik. E dhëna del nga dy studime të fazës III prej 6 javësh, me përzgjedhje rastësore dhe të kontrolluar kundrejt placebos. Trajtimi aktiv parashikoi vetëm një administrim në ditë prej 6 mg të bronkodilatatorit olodaterol bashkë me inhalatorin  Respimat® Soft MistTM.

Terapia te këta pacientë me BPKO të moderuar dhe të rëndë reduktoi kufizimin e fluksit ajror në rrugët e frymëmarrjes gjatë ushtrimeve fizike dhe përmirësoi rezistencën. Në javën e gjashtë, pacientët që i ishin nënshtruar trajtimit me olodaterol Respimat® arrinin të kryenin ushtrime fizike për një kohë më të gjatë në krahasim me placebon (+ 12-14%).
"Ata që vuajnë nga kjo patologji dhe zhvillojnë rregullisht aktivitet fizik, përmirësojnë aftësinë e frymëmarrjes, reduktojnë përkeqësimin e simptomave dhe përmirësojnë cilësinë e jetës", nënvizon François Maltais, nga Instituti i Kardiologjisë dhe Pneumologjisë në Universitetin e Kebekut, Kanada.

"Fakti që olodateroli çon drejt përmirësimeve domethënëse edhe sa i takon ushtrimit fizik të vazhdueshëm nga ana e pacientëve, është një aspekt shumë i rëndësishëm në një qasje terapeutike holistike". Rezultatet u prezantuan me rastin e Kongresit të "American College of Chest Physicians" dhe janë pjesë e një programi studimesh klinike të fazës III (Maltais F et al, CHEST 2013).

 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC