Farmaci

tet122016

BPKO, i disponueshëm një kombinim i ri terapeutik me veprim të shpejtë

"Risia më e fundit në panoramën terapeutike për bronkopneumopatinë kronike obstruktive (BPKO) është kombinimi në dozë fikse i aclidinium/ formoterol", tha gjatë konferencës së prezantimit të formulimit të ri në Itali, Pierachille Santus, prof.asc. i Sëmundjeve respiratore në Universitetin e Studimeve në Milano. Terapia e lançuar nga AstraZeneca merret vetëm me përshkrimin e specialistit me një plan terapeutik për 12 muajt e parë dhe mban nën kontroll simptomat e BPKO-së, duke lejuar një përmirësim domethënës të aktiviteteve të përditshme.
 
"Nga të dhënat klinike del një veprim i shpejtë i terapisë së re. Kjo bën që pacienti të ketë një lehtësim të menjëhershëm të simptomave. Gjithashtu bronkodilatacioni i vëzhguar pas administrimit të barit ka rezultuar më i lartë në krahasim me atë të arritur me një monokomponent", u shpreh Santus.

Terapia e re bashkon mekanizma të ndryshme veprimi, por plotësuese: aclidiniumi bllokon receptorët muskarinikë M3 dhe redukton bronko-ngushtimin, ndërsa formoteroli përcakton një bronkodilatacion të drejtpërdrejtë që ndodh pas disa minutash nga administrimi, falë stimulimit të receptorëve beta2.

"Kombinimi merret nëpërmjet një dispozitivi  inhalator intuitiv, - shpjegon përgjegjësi për Sëmundjet respiratore në AstraZeneca Italia, Tommaso Salanitri. - Është  i thjeshtë dhe i pajisur me mekanizma të ndryshëm feedback-u që sigurojnë pacientin dhe mjekun për marrjen korrekte të barit".


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC