tet202016
Bronkopneumopatia kronike obstruktive, pneumologët: Të eliminohet plani terapeutik aktual
Plani terapeutik për përshkrimin e beta2 agonistëve me kohë të gjatë veprimi (Laba) dhe antimuskarinikëve me kohë të gjatë veprimi (Lama) në trajtimin e bronkopneumopatisë kronike obstruktive (BPKO) duhet eliminuar, sepse për arsye të ndryshme mund të reduktojë edhe më tej pjesëmarrjen në trajtim. Kërkesën e bën Shoqata italiane e pneumologëve spitalorë (Aipo) në një letër dërguar presidentit të Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Walter Ricciardi.
Sipas presidentit të Aipo, Stefano Gasparini, kombinimi Laba/Lama duhet të përshkruhet në tipologji specifike pacientësh, pas një vlerësimi korrekt klinik dhe funksional nga ana e specialistit pneumolog.
Gasparini nënvizon se një aspekt domethënës në menaxhimin jo optimal të sëmundjes është mungesa e pjesëmarrjes në terapi dhe kujton Raportin Osmed 2015 nga ku doli se vetëm 13.9% e pacientëve me BPKO përdornin rregullisht terapinë për të paktën 80% të ditëve të vitit.
"Marrja e dy principeve aktive në dy inhalatorë të ndarë sjell në fakt një kosto më të madhe në krahasim me kombinimin e përfshirë në një pajisje të vetme, si dhe një përkeqësim të aderimit terapeutik. Studime të shumta kanë treguar se kombinimi përmirëson aderimin e pacientëve në trajtim". Dhe shton se me një pjesëmarrje të ulët në terapi rritet numri i shtrimeve në spital dhe po ashtu rritet shpenzimet farmaceutike.