Farmaci

nën22016

Fibrilacioni atrial, të dhëna të real life konfirmojnë profilin e sigurisë të rivaroxaban

"Të dhëna të real life nga studime të ndryshme ndërkombëtare konfirmojnë profilin pozitiv risk/përfitim të rivaroxaban, një inhibitor i faktorit Xa në praktikën klinike të përditshme, në trajtimin e pacientëve me fibrilacion atrial jo valvular", njofton kompania prodhuese Bayer.

"Rezultatet e XaPASS (studim vëzhgimor prospetik që ka regjistruar më shumë se 11 mijë pacientë në Japoni) konfirmojnë përqindje të ulëta si të iktusit edhe të hemorragjisë madhore në pacientët me fibrilacion atrial jo valvular në terapi me rivaroxaban në praktikën klinike të përditshme, - thuhet në komunikatën e kompanisë. - Këto rezultate janë përgjithësisht në të njëjtën linjë me ato të studimit klinik të fazës III J-ROCKET AF. Gjithashtu të dhënat e regjistrave kombëtare mbi administrimin në kontekste të real-life me një total prej 57.489 pacientësh në Suedi, tregojnë përqindje të ngjashme hemorragjish madhore te pacientët e trajtuar me rivaroxaban dhe te ata të trajtuar me warfarin, por përqindje shumë më të ulëta hemorragjish intrakranikale te pacientët e trajtuar me rivaroxaban".

Një rezultat kaq homogjen nuk është i lehtë të arrihet në studime real-life, nga momenti që kushtet e kërkimit nuk mund të kontrollohen si në laborator. "Fakti që shifrat janë kaq koherente, - thotë Craig Coleman, profesor i praktikës farmaceutike pranë Universitetit të Konektikatit, - tregon se profili i sigurisë së barit mund të vlerësohet pozitivisht. Është fjala për një aspekt të rëndësishëm jo vetëm nga këndvështrimi statistikor, por edhe ai i përshtatshmërisë së pacientëve. Të dhëna kaq të qëndrueshme dhe koherente iu japin profesionistëve instrumente komunikimi shumë të vlefshme për të informuar më së miri pacientët e tyre, të cilët ende sot në 50% të rasteve nuk e ndjekin terapinë ashtu siç përshkruhet". 

 


Download Center

separa
Principi e Pratica Clinica
Lista e barnave të rimbursueshme 2015
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
shkoni në download >>
separa

OTC